• |
ide | kryesore

Mbërrijnë në Tiranë 4 prokurorë belgë, Basha do të merret në pyetje për çështjen e “Toyota Yaris”

Lajme, Të fundit



Kreu i selisë blu, Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte lidhur me çështjen e “Toyota Yaris” ndërsa të pranishëm do të jenë edhe katër prokurorë belgë.

Basha do të pyetet lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”, për të cilën po kryehen hetime edhe në shtetin Belg.

Marrja në pyetje e kryedemokratit është bërë me kërkesë të palës belge.

Kujtojmë se hetimi po bëhet lidhur me aksionin e bllokimit të sasive të eurove, ndodhur më 24 qershor të 2018, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa.

Në Shqipëri u arrestuan 4 persona, Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa të proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.



5 Comments

  1. Do tregoje basha neser se kush eshte pushti qe dekonspiroje kapjen e milionave per llogari te Trustit te Geshtenjave

  2. Se c’lidhje kishte Taulant Balla me Toyoten, vetem prokuroret do e marrin vesh! Te pakten te mos mbetet vetem deklarate ne media!!

  3. Te merret ne pyetje kryetari i opozites nga prokurore te huaj , ka dicka me serioze….!!??
    Dhe qe nuk tingellon aspak mire ne popull, pasi ka ikur koha kur Meta mburrej ne rezultatin 5 me 0

  4. O lulush.. kesaj i thone : O fol e mba, o dhit e ha.
    Te hangri goja mut o i gjore qe fole para aksjonit te policiese.
    Tani do etiketohesh si dekonspirusi i aksjonit.

    E kam shkruar dhe me pare se nuk i takon kryetarit te opozites te merret medklarata te ketij lloji , por personazheve me peshe me te lehte ne parti.

    u bere gazi i botes. Imagjino te merret ne pyetje kryetari i opozites nga 4 halabake belge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *