• |
ide | kryesore

Meta – gazetares: Mos bjer pre e propagandës “sorosiane”…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetaren Sonila Meço në RTV Ora. Në një moment ai ka pasur edhe një “përplasje” me gazetaren duke i kërkuar të mos bjerë pre e propagandës sorosiane teksa ajo po e pyeste se ku ishte bazuar për anulimin e datës së zgjedhjeve. Në të kaluarën Meta ka bërë akuza të forta ndaj filantropit George Soros dhe fondacionit “Për shoqëri të hapur” që funksionin në Shqipëri.

DEBATI

Sonila Meco: Më shumë se cilin keni shkelur, po mbi ç’ligj jeni bazuar. Ju ma thatë qartësisht ‘pluralizmi’.

Presidenti Meta: Janë ta qarta. Ajo që dua t’ju them ju është sepse, edhe ju ndoshta ndonjëherë edhe pse jeni gazetare me shumë përvojë, bini pre padashje e një propagande ‘sorosiste’ që përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, të njëjtin refren, jashtë çdo fakti, jashtë çdo akti, që është pikërisht ky që, edhe sot e kësaj dite, në asnjë gjykatë të Republikës së Shqipërisë dhe po kështu në asnjë gjykatë ndërkombëtare që ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk ka një padi apo një ankesë ndaj Dekretit të Presidentit të Republikës.

Sonila Meco: Kishte një zgjidhje fjalësh shumë interesante, janë disa tema që ju vetëm në një fjali keni hapur horizontin për të marrë drejtimin e bisedës. Unë do të ndjek pak atë logjikë që kisha nisur që në fillim dhe do të ndalem edhe tek propaganda ‘sorrosiane’, dhe tek fakti që unë si gazetare me përvojë nuk arrij dot që të dal….

Presidenti Meta: Unë kërkoj ndjesë…..

Sonila Meco: Jemi pushtete të pavarura zoti Meta, kështu që nuk ka problem. Unë jam pushteti i katërt dhe ndihem komode.



2 Comments

  1. Bravo Sonila , interviste e realizuar me se miri po do ishte me e mire po te realizohej ne gjirin e Lalzit aty ku vite me pare ti bere intervisten me Monen , ku na tregoi mrekullite e asaj vile dhe ku per here te pare mesova qe macja e presidentit ka tualet me vete.

  2. Në deklarimet e z. Meta në intervistën e gjatë, me gazetaren e zgjuar e bukuroshe Meço, ajo që mu duk jo fort bindëse , ishte qëndrimi i tij kundër kërkesës për largimin e Ramës nga pushteti e këmbëngulja për të pohuar se ai ka qenë kundër veprimit të opozitës, (përfshirë bashkëshorten e tij e partisë së tij LSI), për dorëzimin e mandatëve të deputetëve.
    Si është e mundur që presidenti , nga njera anë ngarkon me faj kryesisht kryeministrin Rama për gjithë katrahurën politike e tjetërsimin e ndryshimeve kushtetuese të arritur me konsensus të plotë të 140 deputetëve, për reformën në drejtësi duke e quajtur Ramaformë e komanduar nga Soros, e nga ana tjetër kërkon që dialogu politik, ndryshe nga opozita, të bëhet me Ramën kryeministër ?
    Nuk më pëlqeu në këtë intervistë të tij, edhe mburja naive se unë jam nga Skrapari e i përkas fesë bektashiane.
    Ndërkaq , bëri mirë Meta që hapi disa petë të lakrorit të intrigave politike shqiptare e ndërkombëtare, por i ndodhur nën trysnini e hetimit të tij nga parlamenti një partiak i Ramës, me këtë dalje të fundit në publik, a nuk do të ishte më mirë që publikut tja thoshte hapur e me emra të gjitha bëmat e intrigave politike në këndvështrimin e tij ?
    “Doktori” siç e përmend ai gjithmonë Berishën, i ka përmendur me emra e me bëma disa nga “agjentët” e Sorosit e nuk i ka rënë anash si Meta duke përmendur agjentin britanik Kim Philby në shërbim të sovjetikëve.
    A nuk ishte koha për presidentin Meta që në intervistën e mbrëmëshme të fliste me emra edhe për Kim Philbyt e sotëm të “rilindasve” shqiptarë e ndërkombëtarë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *