• |
ide | kryesore

Ndryshime në kupolën e Rilindjes/ Kush bie dhe kush ngrihet?

Arkiva, Kryesore

Megjithëse në dukje ka mbajtur një fjalim me tone të buta dhe me nota paqësore, në akte Edi Rama ka hedhur një tjetër hap më tepër drejt symbylltësisë së pushtetit personal. Mbledhja e sotme e Asamblesë së PS ka pasur si lajtmotiv promovimin e besnikëve deri në përunjje dhe shmangjen e atyre që nuk i shkojnë 100 % pas avazit të liderit. Ndryshimet më të spikataura qenë shkarkimi i Ditmir Bushatit nga drejtimi i qarkut të Shkodrës dhe ngritja në detyrë e dy prej ministrave që u katpultuan disa muaj më parë nga personazhe të panjohur drejt e në qeveri. Sandër Lleshi mori drejtimin e qarkut të Lëzhës ndërsa Gent Cakaj, ministri i jashtëm në detyrë zëvëndësoi Elisa Spiropalin (që do bashkëdrejtojë Tiranën bashkë me Ervin Bushatin) në postin e kordinatorit të rinisë socialiste.

Lexo më tej:

Rama e shkarkoi në mbledhje të Asamblesë, flet Ditmir Bushati

Natyrisht lëvizja më e bujshme ishte degradimi i ish ministrit të jashtëm nga çdo post në hierarkinë e PS-së.

Megjithëse gjatë gjithë fjalimit, Rama luajti rrolin e tolerantit, duke bërë liderin e përunjur pas fitores, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, duke i ofruan asaj veto në komisionin e reformës zgjedhore, duke bërë thirrje kundër revanshit politik, duke theksuar se njerëzit këtej e tutje s’do na i falin më gabimet e deridjeshme, duke promovuar një hapje të re më shoqërinë, ai tregoi se të gjitha këto janë pjesë e llafollogjisë, kur nuk duroi dot një socialist si Ditmir Bushati. ish ministri i jashtëm, i ka qëndruar besnik PS, si në votimet në parlament, po ashtu edhe në votimet e 30 qershorit, por vetë fakti që ai ka shprehur disa nuanca të ndryshme nga udhëheqësi si për çështjen e ndryshimit të kufijve si për mënyrën e trajtimit të opozitës, po i jep atij sinjalet se profile të tila nuk kanë më vend brenda partisë shtet.

Në pushtetin e Ramës ka vend vetëm për profile si i Gent Cakajt, që u caktua si ministër për të bërë rolin e zëdhënësit të heqjes së targave dhe pashaportave, apo si ai i Sandër Lleshit që doli në plan të parë duke deklaruar se nuk i interesonte jeta aktive politike po e kishte pranuar postin e ministrit vetëm prej adhurimit që ndjente ndaj Ramës.

Ndryshime të tjera në kupolën vishnje ishte shmangia e paralajmëruar e Blerina Gjylametit nga drjtimi i Tiranës, ai i Lindita Nikollës nga qarku i Lezhës që sado periferike qofshin nuk e ndryshojnë konkluzionin se ndryshe nga fjalët dhe propaganda e kryeministrit, PS po bëhet një parti që po mbyllet brenda vetes.

©Lapsi.al

 

15 Comments

    1. Ky qiftja eshte i biri down i Ramiz Alise. E din tan Shkodra. Fis bastardesh dhe baxhellash. I pa afte dhe i pa arsimuar, ka paraqitur si diploma disa kurse, shkolla verore tip ” Kristali”. Po kur ben si cub ne tv. ky puftja!

    2. Dëgjova mbrëmë Taon në një intervistë në New 24 të thoshte se Rama meqë ka qeverisur shumë mirë, nuk ka nevojë që ti nënshtrohet zgjedhjes së re të kryetarit të PS
      Por nëse Rama paskej “qeverisur shumë mirë”, përse Shqipëria ka shkuar në krizën më të rëndë politike të këtyre 30 viteve të fundit ?
      Nese ai ka qeverisur “shumë mirë”, përse dalin në rrugët e qyteteve shqiptare me qindra mijë protestues, që nga mbrojtësit e Teatrit kombëtar, banorët e Astirit, dhjetra mijra studentë e qindra mijë të tjerë qytetarë jo vetëm të opozitës por edhe votues socialistë me thirrjen “Rama ik” ?
      E po nëse fajin nuk e paska kryetari Rama , atëhere fajin do ta ketë “nënkryetari Balla” miku i Begos.
      Përse nuk jep sëpaku dorheqjen Tao që të shpëtojë shefin e tij ?

  1. Pikesepari duhet kuptuar qw nuk behet fjale per PS, ppr per sektin e rilindjes. Se dyti, nese flisni per tolerancen e kryetarit te sektit, kujtoni Enver Hoxhen. Edhe ai ne publik fjalimet i kishte te buta, tolerante aq sa te mbushte mendjen se nuk ka udheheqes me te mire se ai ne bote. Se treti qe eshte me e rendesishmja, akoma nuk e keni kuptuar se ky kryeminister dhe e verteta jetojne ne dy universe te ndryshme?

  2. Degjoni tani . Se me ngacmoi titulli . Kur bie nje socialist ngrihen 10000000 rilindas. Ose me sakt sekt i gatuar kushedi se ku. Socialist apo demokrate nuk di te kete me. Nuk di ca jane keta qe jane qe me mir te mos jene por ja qe jane….

  3. Disa hajdute ordinere duheshin hequr me kohe si Gjiknuri, Nikolla, Ahmetaj, kurse kjo Gjylameti nuk e kuptova ca roli luante ne PS.
    Bushati jo shume i afte si minister

  4. Na plasi kari se kush ngefet e kush shkrefet. Mir bq bie, dhjetra ngrihen. Ne fund te fundit aty komandon trecerekshi

  5. Ky qiftja eshte i biri down i Ramiz Alise. E din tan Shkodra. Fis bastardesh dhe baxhellash. I pa afte dhe i pa arsimuar, ka paraqitur si diploma disa kurse, shkolla verore tip ” Kristali”. Po kur ben si cub ne tv. ky puftja!

  6. Nuk e kuptoj cfare rendesise ka ky lajm? Keta jane te gjithe te bere pis ne skemat mafioze te marrjes dhe mbajtjes se pushtetit. Gjeja e fundit qe i shqeteson shqiptaret eshte karriera e Bushatit, d.m.th njerit qe nuk pati as guximin te jape doreheqjen per ceshtje parimore, sic beri Mustafaj apo Rusmajli. Ajo parti ka zero standart moral. Nuk i rruhet per njerezit jashte oborrit dhe as ne nuk ka pse na rruhet per njerezit brenda oborrit te saj. Fytyra morale e asaj partie eshte Spiropali. Per me teper Ditmiri eshte deshtak ne ceshtjet e integrimit dhe negociatave. Ka nje fare pergjegjesie per propozimin e Hollandes per vizat. Nuk arriti dot te mbylle marreveshjen me Greqine dhe ne fund kishte aq shume peshe ne ate minisitri, sa u konsiderua lehtesisht i zevendesueshem edhe nga njeri ne pelena. Mund te kesh 50 vjet ne nje parti, por po qe pa identitet je njesoj si ai qe ka 1 muaj, sepse perfundon duke bere te njejtat pune dhe sherbime per shefin. Edhe Gjiknuri me Ahmetajn jane me te vjeter se Rilindja, por jane edhe me keq se rilindja.

  7. Me pelqen zgjedhja e Gent Kakes ne krye te rinise!!!! Tani ja hodhem. Gjithe rinia ne kembe!!! A te qifsha robt!

  8. Rama ka rene de dashuri me kete Cakajn se ndryshe nuk e kuptoj kete ngritjen e ketij. I bindur jam qe kane raport seksual keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu