• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri, flet ministrja: Do bëhet një analizë dhe pastaj…

Lajme, Të fundit



Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëherësh zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, ka mohuar mundësinë e ndryshimeve në kabinetin “Rama”.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Spiropali është shprehur se nuk ka arsye për ndryshime në qeveri, duke shtuar gjithsesi se si zakonisht, edhe pas këtij sesioni parlamentar që u mbyll të enjten e kaluar, do të bëhet një analizë tërësore. “Nuk ka arsye për ndryshime në qeveri. Megjithatë analizë bëhet gjithmonë në fund të një sesioni. Ligjet që kanë kaluar, sa impakt kanë pasur. Sa reforma janë kryer. Analiza sektor për sektor… Pastaj është diskrecion i kryeministrit për të vendosur”, tha Spiropali.

Fundi i vitit të kaluar, në muajin dhjetor, vendi u përfshi nga protestat e studentëve, e cila u pasua me disa ndryshime në qeveri. Kryeministri Rama nuk i lidhi ndryshimet e qeverisë me protestën e studentëve, duke deklaruar se ato vijnë për përmirësimin e qeverisë.

Ndërkohë, po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku pritet të kryhet një analizë e qeverisjes. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar më herët disa ministrave për ndryshime, nëse rezultatet e punës së tyre nuk do të jenë në nivelin e kërkuar.

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *