• |
ide | kryesore

Para nisjes drejt Hagës, Haradinaj jep një mesazh për Serbinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, niset sot drejt Hagës, ku do të pyetet nga prokurorët e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara në cilësinë e një prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së.

Në një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Haradinaj ka përsëritur se taksa prej 100 % ndaj produkteve dhe mallrave me origjinë nga Serbia, do të qëndrojë në fuqi deri në arritjen e njohjes reciproke.

Ditën e djeshme, ish-kryeministri njoftoi përmes një letre krerët e shtetit për dorëheqjen, ndërsa 8 shtatori u caktua si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mesazhi i Haradinajt:

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën! Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me SHBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! RH

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *