• |
ide | kryesore

Pas akuzave të përdhunimit, gjykata e Las Vegas merr vendimin për Cristianon

Paparazzi, Slider



Që nga shtatori i vitit të kaluar Cristiano është vënë në qendër të mediave për shkak të akuzave të përdhunimit që rëndojnë mbi të, ku u akuzua se kishte perdhunuar një femër në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Modelja ka deklaruar se pas aktit të rëndë Ronaldo i ofroi asaj 375 mijë dollar në shkëmbim të heshtjes. Para 10 muajsh kjo çështje shkoi deri në gjykatë dhe tani pas kaq shumë muajsh ka dalë vendimi për fatin e futbollistit. Mediat e huaja shkruajnë se prokurorët për shkak se pretendimet kundrejt futbollistit nuk mund t’i provojnë, asnjë akuzë penale nuk do të merret për të.

Ju rikujtojmë se vetë futbollisti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat nëpërmjet një deklaratë të bërë menjëherë pas fjalëve të modeles Kathryn, i cili pas kësaj deklarate është ndjerë më i qetë.

“Mohoj kategorikisht çdo akuzë që po lëshohet ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”- është shprehur Ronaldo në intervistën që ka dhënë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *