• |
ide | kryesore

Qeveria e Mitsotakis merr votëbesimin mes debateve të ashpra në Parlament

Planet



Qeveria e re e Greqisë nën drejtimin e kryemisitrit të porsazgjedhur, Kyrikaos Mitsotakis, ka marrë ditën e sotme votëbesimin e Parlamentit.

Pas mbajtjes së deklaratave programatike të ekzekutivit të ri, 158 ligjvënësit e “Demokracia e Re”  nga 300 të pranishëm në sallë, i kanë dhënë votën pozitive programit të Mitsotakis, ndërsa 142 nga 300 deputetë të tjerë të pranishëm në sallë nga pesë partitë të tjera opozitare, kanë votuar kundër. Përveç debateve politike të deputetëve të kampeve kundërshtare, me interes ishte edhe debati politik mes kryeministrit Mitsotakis dhe kreut të opozitës, Aleksis Tsipras.

Z. Tsipras do t’ju kërkoja të hynit në makinën e kohës dhe të uleni me këmbë në tokë sot. Zgjedhjet u mbajtën më 7 korrik dhe i humbët  ato. Dhe për shkak se përmendët shumë nga deklaratat e mia publike që kam përmendur, për fundin e populizmit, dua t’ju them se populistë dhe gënjeshtarë ju thotë shumica e popullit grek që e tregoi këtë në zgjedhje”, i është drejtuar Mitsotakis Tsiprasit.

Për katër vite rresht, na quanit gënjeshtare nga mëngjesi në mbrëmje, por më e keqja e të gjithave sa keni bërë është se nuk ngurruat të përqafoni populizmin nacionalist, të mbronit ato ditë, nacionalizmin, përçarjen, aktet ekstreme dhe vini tashmë të na thoni se në këtë betejë elektorale ju e mundet populizmin”, është kundërpërgjigjur kreu i “Syriza”.

Ndërsa opozita ka kritikuar ashpër programin ekonomik tëqeverisë dhe ambivalencën e konservatorëve, sidomos në Marrëveshjen e Prespës, të cilën tashmë qeveria e konsideron si të mirëqenë, kryeministri Mitsotakis ka theksuar se do të bëjë të mundur që Greqia të qëndrojë vetë në këmbët e saj, duke u kthyer në një vend të shpresës dhe të progresit.

 



1 Comment

  1. Si peme pa kokrra,me duket ky Qirjakoja i Micotaqeve.E kam thene qe ne prezantimin e pare,se qe nga fytyra,duket tipike greke,por te grekeve,qe i ka dale nami me kalin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *