• |
ide | kryesore

Shtirej si përfaqësuese e organizatave ndërkombëtare, në pranga 64-vjeçarja që futi në kurth biznesmenët

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 64-vjeçare, V.P., e cila mashtronte sipërmarrësit, duke iu premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.

64-vjeçarja ra në gjurmët e Policisë pas marrjes së disa kallëzimeve nga pronarë biznesesh, të cilët denonconin se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

Duke përdorur emrin e organizatës, e ndaluara mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve iu zotohej në këmbim për financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *