• |
ide | kryesore

Sulmi me tritol ndaj memorialit të Thimio Lolit, reagon Athina: Shprehim neveri dhe shqetësim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Jashtme greke dënon dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit në fshatin Krania të Finiqit. Policia informoi se memoriali u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 korrik)

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie shkruhet: ” Ministria e Jashtme shpreh neveri dhe shqetësim lidhur me dëmtimin e memorialit të Thimio Lolit dhe e dënon fort atë. Një veprim i tillë që sfidon minoritetin grek dhe kundër marrëdhënieve Shqipëri-Greqi duhet të hetohen në mënyrë të menjëhershme dhe autorët të vihen para drejtësisë. Ne presim që Shqipëria të veprojë sa më shpejt të mundet për ti kthyer sigurinë minoritetit grek”

Deklarata mbyllet duke informuar se ministria e Jashtme, ambasada greke, por dhe autoritetet konsullore në Shqipëri po ndjekin nga afër ngjarjen.

Kjo është hera e dytë që memoriali i Thimio Lolit është sulmuar.

Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit. Memorali u vendos aty rreth 7 vjet më parë dhe ka shkaktuar reagime të forta kundër, pasi Thimio Loli cilesohet si një ithtar i Vorio-Epirit, madje edhe një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve.



4 Comments

  1. Kush dhe me ç‘te drejte ka lejuar ngritjen e memorialit te vrasesit te shqiptareve ne token shqiptare!!??
    Kurvat e politikes e kane lene Shqiperine si vend pa zot .

  2. Tu vuajt shpirti ne ferr o thimo. Ketu nuk eshte Shqiperi por Albanistan se po te ishte Shqiperi , Iliri, Arberi ky jevgjiti megjithe te tjeret nuk rrinte 24 ore ne kembe. A e pate si e kishin rreckosur flamurin brenda territorit? A te q*** per shtet k*rv* qe kemi qe lejon permendore kriminelesh. Te perdhos flamurin brenda territorit jevgu grek. Qendrofte ne ferr i poshtri tinzar thimio k**i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *