• |
ide | kryesore

Urimi i ditëlindjes për Prince George nga Meghan, debat në rrjete sociale

Paparazzi, Slider



Dita e djeshme ishte ditë feste për Mbretërinë e Bashkuar, pasi Princi George mbushi 6 vjeç.

Kate Middleton dhe Princi William shpërndanë në rrjetet sociale fotot më të këndshme të tij, dhe një urim shumë të veçantë i bëri xhaxhai i tij, Princi Harry dhe Meghan Markle. “Gëzuar ditëlindjen! Të urojmë një ditë shumë speciale dhe shumë dashuri!”- shkruan ata.

Por fansat shprehen se duhet t’i ishin drejtuar atij me titullin zyrtar edhe pse është 6 vjeç, pra të thonin “His Royal Highness Prince George of Cambridge”: “Gëzuar ditëlindjen kujt? Ai është Princi George!!! Mbreti i ardhshëm! I joni dhe i juaji!”

Të tjerë sulmuan specifikisht vetëm Meghan, duke përmendur edhe karrierën e saj të mëparshme si aktore: “Ata duhet të tregojnë respekt për të. Është familja mbretërore britanike, jo xhirimet e një filmi në Hollywood!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *