• |
ide | kryesore

Video/ Tragjedi në ring, Matias i merr jetën Dadashev

Sport, Video



Maxim Dadashev nuk ia doli. 28 vjecari rus ka vdekur si pasojë e plagëve dhe goditjeve të marra gjatë ndeshjes së të premtes së kaluar me Subriel Matias për peshat super të lehta në Oxon Hill, në Maryland. Dyluftimi ishte pezulluar në fund të raundit të 11 me vendim të trajnerit të Dadashev, Buddy McGirt. Boksieri i tij u shtrua me urgjencë në spital me hemoragji cerebrale dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, pastaj u vu në koma klinike, por nuk ia doli të rikuperonte: fatale, sipas asaj që bëhet e ditur, një krizë kardiake.

I lindur në Saint Petersburg, e me banim në California, 28 vjecari ishte i martuar, baba i një fëmije. Dadashev vinte në duelin me Matias i fortë nga 13 fitore në po aq ndeshje…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *