• |
ide | kryesore

Vuçiç: Haradinaj në Hagë vetëm shfaqje që të kthehet si hero

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se ftesa dhe paraqitja e Ramush Haradinaj para Gjykatës Speciale në Hagë, nuk është asgjë vetëm se një shfaqje.

“Nuk kam iluzione, as nuk pres shumë. Pres një farsë, një shfaqje dhe se do të thotë se UÇK-në e kanë përbërë trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, – ka thënë Vuçiç në një intervistë për televizionin serb TV Pink.

Ai e ka lidhur ftesën e Haradinaj me vrasjen e 10 serbëve në Graçkë të Lipjanit teksa shton se kishte pritur që Haradinaj të gjykohet edhe për krime tjera. Kreu i shtetit serb tha se Haradinaj të kthehet shpejt në Kosovë.

Vetë Haradinaj kishte reaguar ndaj deklaratave të mëhershme të Vuçiç se dorëheqja është një farsë.

“Le të japë edhe ai dorëheqje vetëm për të marrë vëmendje”, – tha Haradinaj në një intervistë për mediat e Kosovës. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *