• |
ide | kryesore

15 orë rezistencë e artistëve, policia tërhiqet nga Teatri Kombëtar

Kryesore, Lajme



Forcat e policisë që prej mëngjesit mbanin të rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar janë tërhequr në orët e mbrëmjes. Rreth orës 21.40 uniformat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë larguar nga teatri pas gati 15 orësh tensioni dhe përplasjesh.

Artistët dhe qytetarët kanë pushtuar më pas ambientet e Teatrit pas një beteje që zgjati prej mëngjesit dhe ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet. Artistë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë rezistencë duke hyrë në ambientet e brendshme kundër boshatisjes së nisur prej ditësh në kuadër të projektit për ndërtimin e teatrit të ri mbi rrënojat e të vjetrit.

Nuk dihet nëse tërheqja e policisë është e përkohshme. Një pjesë e aktorëve dhe qytetarëve vijojnë të qëndrojnë para dhe brenda godinës së Teatrit Kombëtar. Ata e kanë konsideruar një fitore të madhe, tërheqjen e policisë.

Regjisori Edmond Budina u shpreh se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe Teatri të rikonstruktohet dhe jo të shembet. Ai ka falënderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

“Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 net që po e gdhijmë këtu. Ju falënderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa sa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi”, – u shpreh Budina. 

Edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha u është bashkuar sërish qytetarëve e aktorëve të cilët ndodhen te Teatri Kombëtar duke protestuar kundër shembjes së tij. Basha mbërriti pasi nga ambientet e Teatrit u larguan forcat e policisë dhe FNSH-ja.

“Të dashur artistë, qytetarë, ju falënderoj për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik qytetar dhe europian që i treguam mbarë botës me qëndresën tonë, që me Aleancën për Teatrin, kauzën më fisnike, mirënjohje për sakrificën tuaj. Zonja dhe zotërinj të aleancës, jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes”, – tha Basha në fjalën e tij. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Terheqja e policise nga TK, tregon se kjo qeveri i ka ditet e numeruara. Disheza qe filloi me 30 qershor kur u kuptua qarte se qeveria nuk ka me shume se 10% te votave, tani eshte kthyer ne nje renje te lire. Dje qytetaret shqiptare fituan nje beteje te rendesishme, por lufta vazhdon. Gjithsesi kjo eshte nje fitore me e madhe se te gjitha protestat e opozites me gjithe numrin e madh te pjesemarresve. Beteja e dites se djeshme tregoi se policia (pse me mire pkesa e inkriminuar e policise, pasi nje pjese e mire e tyre jane qytetare te devotshem) dhe qeverija zbythen para njerezve qe duan te jene te lire. Plani i qeverise ishte qe te thyente rezistencwn tek teatri, ku sipas tyre do ishte me e thjeshte pasi njerezit nuk do ishin aq te interesuar per te mbrojtur TK dhe me pas do te vazhdohej tek Unaza e re. Por, megjithese dje ishte dita me e nxehte e vitit dhe, nje pjese e mire e njerezve ishin me pushime, para TK u mlodhen aq shume njerez saqe e bene KM te zbythet. Sot KM ndodhet para dilemes nese do “terhiqet zvarre” nga turma, apo “te eliminohet” nga oligarket dhe narkotrafikantet. Tani i duhet te beje zgjedhjen me pak te dhimbshme.

  2. Rama vec po te kete thithur ndonje doze te forte do te mund te kete imagjinuar qe mund te preke teatrin ne kete pozite qe eshte. Nuk duhet nenvlefsuar rrezikshmeria e nje bishe qe e sheh veten pa rrugedalje. Uroj qe ky akt te kete qene thjesht per te terhequr vemendje dhe jo ndonje loje shume here me a keqe.

  3. Nuk jane terhequr shejtanerit e babezitur kembezbathur dje kriminel te panginjur sot. Uji fle shejtani sfle. Nuk jane cartur e dine cfare bejne. Kriminelet asader te shqiprise e dine cfare bejne. Nuk nginjen me felliqsi.

  4. Mire po ata batakcinjte-Ndrenikat dhe Derhemet-shkuan ne pidh te kurves tyre e shiten bythen.Karagjoze hesapi.Monstra qe shiten dhe blihen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *