• |
ide | kryesore

Basha në Dibër: Kjo qeveri është bandë. Është koha për ndryshim

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar nga Dibra se për Shëipërinë është jetike ndalimi i projektit të kryeministrit Edi Rama për shpopullimin e vendit. “Sot kriza ekonomike është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”- është shprehur Basha.

Gjatë ligjëratës së tij, kryedemokrati ka hequr një paralele mes valëve migratore të shqiptarëve drejt Evropës e më gjerë dhe spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit  dhe valëve migratore të  “Dy herë janë spastruar shqiptarët në histori: nga Sllobodan Millosheviçi në Kosovë dhe janë 400 mijë shqiptarë të spastruar nga regjimi kriminal i Edi Ramës, të spastruar nga politikat e represionit, të terrorit, të shpunësimit, të gjobave, të rritjes së kostos së jetës, rritjes së çmimeve. Nëqoftëse projekti i Edi Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ne do të kemi projekt kryesor ndaljen e këtij projekti, mbështetjen e Veriut me investime, me rritje ekonomike, politika punësimi dhe t’i japim dorën biznesit të vogël, të rihapim shkollat dhe universitetet e mbyllura, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e rritjes ekonomike”- deklaroi kreu i opozitës.

Kryedemokrati ka ritheksuar se 30 qershori, që e etiketon si “referendumi ‘Rama ik’”, ndodhi në kushtet kur “Shqipëria është në kolaps total ekonomik për shkak të babëzisë dhe hajdutërisë së Edi Ramës”.  “Kjo qeveri është një bande që i është vërsulur buxhetit të shtetit, pasurive të shqiptarëve dhe ka kthyer çdo institucion të shtetit në një instrument vjedhjeje, duke nisur me Parlamentin e duke përfunduar me drejtorinë më të fundit të Shqipërisë.”- ka thënë më tej Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *