• |
ide | kryesore

Boris Johnson zyrtarisht kryeministër i Britanisë, merr “bekimin” e mbretëreshës

Planet



Mbretëresha Elizabetë ka konfirmuar në detyrë kryeministrin e porsazgjedhur nga radhët e konservatorëve, Boris Johnson.

Në një komunikatë të shkurtër për shtyp, Pallati Mbretëror njoftoi se i ka kërkuar pasuesit të kryeministres së dorëhequr, Theresa May, që të formojë sa më shpejt kabinetin e ri qeveritar.

Në rezultatin e votimit të rreth 160,000 anëtarëve të forcës së djathtë qeverisëse, Johnson rezulton kryesues në përballjen kundrejt ministrit të Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, me 66 % të votave. Më herët, premisa potenciale e zgjedhjes së tij në krye të Britanisë, nuk u mirëprit nga disa ministra, të cilët kanë dhënë dorëheqjen duke arsyetuar se refuzonin të pranonin mundësinë për çanëtarësimin e vendit nga Bashkimi Evropian pa miratimin e një marrëveshjeje largimi.

Të paktën tre ministra të kabinetit: Philip Hammond, Rory Steëart dhe David Gauke, kanë paralajmëruar se do të dorëhiqen nga kabineti në harkun kohor të 36 orëve të ardhshme, në shenjë mospajtimi ndaj vendimit të Johnson-it lidhur me kahjen e paparashikueshme që mund të marrë procesi i Brexit-it. Njëfarësoj, Anne Milton, ministre e Biznesit, dha dorëheqjen paraprakisht këtë paraditë përpara emërimit të Johnson, duke shprehur shqetësimin për konkretizimin e skenarit famëkeq “hard Brexit”.

Fushata për të fituar pozitën e liderit të konservatorëve dhe njëherësh edhe të kryeministrit të ri të Britanisë, u karakterizua pikërisht më së shumti nga diskutimet për Brexit-in. Në këtë drejtim, kandidatët kanë ndarë pikëpamje diametralisht të kundërta: Hunt dha garancinë se do të siguronte largimin pas votimit të një marrëveshjeje, ndërsa Johnson në anën tjetër, ka shprehur vendosmërinë që Britania të dalë nga Unioni më datë 31 tetor, brenda afatit të shtyrë në Samitin e Brukselit në prill, duke përfshirë këtu edhe mundësinë e largimit pa marrëveshje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *