• |
ide | kryesore

Conmebol dënon Messi, duke shmangur akuzat për korrupsion

Sport



Lionel Messi do të humbasë ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2022. Conmebol e ka skualifikuar numrin 10 argjentinas për një ndeshje, me një gjobë prej 1500 dollarësh për kartonin e kuq të marrë në finalen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës kundër Kilit. Fenomeni Albiceleste, që u përfshi në një zënkë me Gary Medel, dezertoi në shenjë proteste ceremoninë e dhënies së cmimit e pastaj lëshoi deklarata të ashpra kundër Federatës amerikano-jugore, duke e akuzuar se favorizoi Brazilin.

Pleshti foli hapur për “korrupsion” por këto sulme as nuk janë përmendur në marrjen e vendimit dhe motivacionin. Sipas medias argjentinase Messi, pas polemikave të forta të shkaktuara, ka kërkuar ndjesë përmes një letre me Conmebol, në të cilën ka shpjeguar se nuk i referohej asnjë zyrtari të Federatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *