• |
ide | kryesore

FOTO/ “Inter ka sulmuesin e tij për 80 milionë”: autogoli i De Ligt thyen rrjetet sociale

Sport



Mathijs De Ligt ndoshta nuk e kishte menduar kështu startin e aventurës me Juventus. I mbërritur për shumën e 75 milionë euro, qendërmbrojtësi hollandez, me statusin e një lojtari që në goditjet standarte e bën prezencën e tij të ndihet, këtë herë e bëri po të ndihet, por drejt portës së tij. Autogoli në ndeshjen e tij të parë si titullar me bardhezinjtë, në sfidën kundër Inter e ka vënë 19 vjecarin në shënjestër të rrjeteve sociale.

Ish-kapiteni i Ajax, përvec peshës së një gabimi të bërë, duhet të bëjë llogaritë tani edhe me ironitë në internet. “Inter ka sulmuesin e tij për 80 milionë”, shkruan një meme, “De Ligt i fortë në goditjet standarte” shkruan një tjetër. Me pak fjalë, një autogol që u vë menjëherë viral në Twitter e Instagram.







1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *