• |
ide | kryesore

Griezmann mund të kthehet në Madrid, ndërhyn Liga: “Transferimi mund të bllokohet”

Sport



Lufta që Atletico Madrid i ka deklaruar Barcellona për Antoine Griezmann mund të ketë pasojën e saj të parë të jashtëzakonshme: bllokimin e transferimit. Tani në lojë është futur edhe La Liga dhe deklarata kërcënuese për katalanasit ka ardhur nga Javier Tebas, presidentit të saj, që nuk mund të bëjë gjë tjetër përvecse të marrë në konsideratë të gjithë opsionet e mundshme, mes të cilëve edhe atë të kërkuar nga colchoneros.

“Atletico na ka shkruar, duke ëkrkuar nëse mundemi të bllokojmë transferimin e Griezmann tek Barcellona – ka thënë Tebas për Radio Onda Cero -. Është e mundur të bëhet. Një mekanizëm është vënë në lëvizje dhe organet përkatëse duhet të zgjidhin situatën. Unë nuk kam asnjë element gjykues”. Ashtu si është bërë e ditur, sipas Atletico lojtari e ka gjetur akordin me klubin rival pranverën e kaluar, në momentin kur klauzola e zgjidhjes së kontratës ishte 200 milionë.

Barça ka investuar 120 në arkat e Atletico, që ishte edhe vlera e klauzolës pas 30 qershorit, e ndërkohë e ka prezantuar francezin, shpesh protagonist në ditët e kaluar në shumë postime në rrjetet sociale nga klubi katalanas. Por sipas Tebas nuk është e thënë që Griezmann të jetë me fanellën blaugrana për javën e parë të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *