• |
ide | kryesore

Inter refuzon 50 milionë euro nga Napoli: Icardi nuk lëviz pa 80 milionë

Sport



Napoli ka dalë hapur tashmë për Mauro Icardi dhe ka paraqitur ofertën e parë reale për Interin. Klubi i De Laurentiis kërkon të përfitojë nga paqartësitë e Juventus në merkato, duke e djegur në kohë dhe në cmim. Oferta e parë e kaltër është me një çmim të certifikuar: 50 milion euro (tashmë janë kaluar 40 milionë që Paratici ka planifikuar të paguajë). Zikaltrit janë vërtetë në dëshirë të plotë për të shitur argjentinasin, por gjithësesi shpresojnë të hapin një ankand.

Inter e ka refuzuar me qetësi 50 milionët e ofruar, duke rritur cmimin tashmë në 80 milionë euro. Një rritje e motivuar nga pamundësia e marrjes së Lukaku me një çmim më të ulët nga Manchester United. De Laurentis e Xhiulini kanë mbetur të befasuar nga kjo lëvizje në rritje e milanezëve, sepse jo vetëm që prisnin një reagim tjetër ndaj ofertës së parë zyrtare që mund të zgjidhte gjithë tregun zikaltër, por janë tronditur nga kërkesa e 80 milionëve.

Inter kërkon një propozim që i afrohet atij çmimi, përndryshe nuk e konsideron uljen në tryezën e negociatave. Një politikë ndoshta edhe diktuar nga takimi me pronarin në Kinë. Në këtë pikë Marota vendosi të rezistojë, pavarësisht nga situata e pafavorshme ekonomike: ai është shprehur qartë kundër shitjes së zhvlerësuar të ish-kapitenit, veçanërisht nëse është përforcimi i njërit prej dy kundërshtarëve të drejtpërdrejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *