• |
ide | kryesore

Meta mbërrin në “Kushtetuese”: Ligji për shembjen e Teatrit, antikushtetues

Lajme, Të fundit



Ashtu sikurse u lajmërua pak më parë, presidenti i Republikës, Ilir Meta, është paraqitur para Gjykatës Kushtetuese për të depozituar kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kërkesa e kreut të shtetit vjen pas tensioneve që përshkallëzuan në përplasje fizike mes protestuesve të shumtë, artistëve kundër shembjes së Teatrit dhe forcave policore.

Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Pak më herët ditën e sotme, Meta reagoi lidhur me ngjajren në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku e ka quajtur të turpshëm rrethimin e godinës së Teatrit nga forcat e Policisë dhe përplasjen fizike mes tyre dhe komunitetit të artistëve.

Në postim, Meta shkruan se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme, duke i bërë thirrje Policisë që të respektojë artistët dhe të mos ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.

Sipas kreut të shtetit, “as sampistët e Ramoz Alizës nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor të ’90”.

Ndërkohë, artistët prej rreth një jave kanë vendosur të qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje në sheshin e Teatrit, pasi kanë marrë informacione se nga dita në ditë pritet ndërhyrja për shembjen e godinës.

Ditën e sotme, qendresës së tyre iu bashkuan politikanë nga radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare, përfshirë edhe kryedemokratin Lulzim Basha, i cili deklaroi se së shpejti do të ketë një marrëveshje midis opozitës dhe artistëve në lidhje me Teatrin.



1 Comment

  1. tni ku loqja do kapet mbas cdo fije bari per tu dukur patriot . Pse nuk shkoi ‘ kushtetuese’ ky hajdut per gjithe ato probleme dne skandale qe ka pasur shqiperia ?

    Shpetimtari i teatrit , Like floriri .. pupupupu…
    Patrioti i madh qe takoi Haradinaj . Like floriri
    Mbrojtesi i kushtetues . Like floriri.
    Zgjidhesi i krizave . Like floriri..

    Hapu dhe te futem i thone kesaj pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *