• |
ide | kryesore

Paratici-Marotta, miqësi e thyer: i gjithë faji është i … Icardi

Sport



14 vjet rrezikojnë të hidhen poshtë për fajin e një numri 9 që nuk luan më. Në 2014 ishin rreth 10 vjet që Fabio Paratici e Beppe Marotta punonin së bashku, që në kohën kur për herë të parë u takuan tek Sampdoria. E që atëherë ishte simbioza, e dyshes fituese. Sot mes të dyve ka mbetur vetëm antipatia (shumë) e rivaliteti (pafund). Sepse njëri ka nisur të fluturojë vetëm, duke marrë vendin e parë. E tjetri ka kaluar tek “armiku”, duke u ndjerë i tradhëtuar.

E kotë të mendosh për cfarë mund të ketë ndikuar në këtë ndryshim raportesh, që u shfaq edhe një herë në përballjen mes dy klubeve në Kinë. Jo rastësisht Paratici pas ndeshjes në Singapor u kthye në Torino, duke shmangur një episod që për të do të ishte i pakëndshëm, në dritën edhe të zhvillimeve të merkatos: gjithcka sillet rreth Mauro Icardi. E insistimit me të cilin Paratici ka joshur Wanda e Icardi që nga janari. Marotta është ndjerë i përmbysur, i goditur pas shpine nga një personazh që e kishte rritur pranë vetes, duke i dhënë rolin e një vëzhguesi më atë Spamdorian e vitit 2004…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *