• |
ide | kryesore

Përfundon intervistimi në Hagë, Haradinaj: Do të mbrohem në heshtje

Lajme, Të fundit



Kryeministri i dorëhequr i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në një dalje për mediat, Haradinaj u shpreh se ka qenë i ftuar  në cilësinë e të dyshuarit, si një nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së dhe se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje lidhur me pyetjet që i ishin drejtuar.

“E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që mos të përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fsheh diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon… “, ka thënë Haradinaj, që ka deklaruar se ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Gjithashtu, gjatë prononcimit për mediat, Haradinaj ka rithkesuar se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit dhe të sovranitetit. Ai shoit se do të kthehet në Kosovë, si të gjithë kolegët tjerë në politikë, në shërbim të qytetarëve.

“Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time”, ka për,byllur Haradinaj.

 

 

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/2372922469615523/?v=2372922469615523



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *