• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta njofton lëvizjen e radhës

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të depozitojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kërkesa e kreut të shtetit vjen pas tensioneve që përshkallëzuan në përplasje fizike mes protestuesve të shumtë, artistëve kundër shembjes së Teatrit dhe forcave policore.

Zyra për shtyp e Presidentit bën me dije se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”.

Pak më herët, Meta reagoi lidhur me ngjajren në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku e ka quajtur të turpshëm rrethimin e godinës së Teatrit nga forcat e Policisë dhe përplasjen fizike mes tyre dhe komunitetit të artistëve.

Në postim, Meta shkruan se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme, duke i bërë thirrje Policisë që të respektojë artistët dhe të mos ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.

Sipas kreut të shtetit, “as sampistët e Ramoz Alizës nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor të ’90”.

Ndërkohë, artistët prej rreth një jave kanë vendosur të qëndrojnë 24 orë pa ndërprerje në sheshin e Teatrit, pasi kanë marrë informacione se nga dita në ditë pritet ndërhyrja për shembjen e godinës.

Ditën e sotme, qendresës së tyre iu bashkuan politikanë nga radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare, përfshirë edhe kryedemokratin Lulzim Basha, i cili deklaroi se së shpejti do të ketë një marrëveshje midis opozitës dhe artistëve në lidhje me Teatrin.

 

 

 

 



4 Comments

  1. Edhe vetem per kete ia vlen te besh cmos per ta kapur GJK-ne. Jane qindra miliona euro investim. Edhe po nuk e kapi Rama, do e kapin milionat. Ato qe do futen ne GJK i kane bere ca shpenzime tek trupat e vetingut dhe do kerkojne t’i nxjerrin. Pasi te emerohen reforma do filloje t’i rruaj lesht. Business as usual. Beteje e veshtire

  2. O president opozitar i ketij vendi , veprimi me i zgjuar i joti do ishte doreheqja nga posti i presidentit e dil ne krye te aksionit opozitar se bashku me lulin e monen e cila thote : “ne shtepi nuk beje muhabet per politike me ilir meten po bej dashuri”. Keshtu qe dil ne krye te LSI qe se bashku me monen te beni dhe muhabet per politiken e jo vetem d……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *