• |
ide | kryesore

Tensionet te Teatri/ Një protestues humb ndjenjat, polici e shtyn brenda pishinës (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pas përplasjeve fizike me forcat e Policisë, qytetarë dhe artistë të shumtë kanë mundur të çajnë kordonin policor dhe kanë depërtuar në brendësi të godinës së Teatrit Kombëtar.

Shumë prej tyre kanë hyrë përmes dritareve dhe tashmë janë ulur në ndenjëset e TK-së, duke u shprehur se do të vijojnë me qendresën e tyre.

Ndërkohë, në një hyrje tjetër në pjesën e pasme të godinës, një qytetar i lënduar ka rënë në pishinën e zbrasur të Teatrit, pasi është shtyrë nga një punonjës i Policisë.

 

 

Me protestuesit dhe komunitetin e artistëve është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me disa ish-deputetë demokratë.

Po ashtu, pak minuta më parë, ka reaguar lidhur me ngjarjen edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e ka quajtur të turpshëm rrethimin e godinës së Teatrit nga forcat e Policisë dhe përplasjen fizike mes tyre dhe komunitetit të artistëve.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme, duke i bërë thirrje Policisë që të respektojë artistët dhe të mos ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre.

Sipas kreut të shtetit, “as sampistët e Ramoz Alizës nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor të ’90”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *