• |
ide | kryesore

Tronditet Real: sezoni i Asensio mbyllet ende pa filluar

Sport



Një lajm i keq për Real Madrid e për Zinedine Zidane në sfidën e fituar me penallti kundër Arsenal për turneun ICC. Marco Asensio ka pësuar një dëmtim të rëndë, që e ka detyruar të dalën nga fusha në minutën e 64′. Spanjolli është shoqëruar me barrelë jashtë fushës, duke vendosur duart mbi fytyrë, për tu transportuar menjëherë në spital, ku ka kaluar natën. Diagnoza e parë ka evidentuar thyerjen e ligamentit të krociatit të gjurit të majtë, që, nëse konfirmohet, do të thotë se është një sezon i mbyllur ende pa nisur: “Jemi shumë të shqetësuar e të goditur moralisht nga ajo që ndodhi:, ka komentuar Zidane dëmtimin e një prej lojtarëve të tij të preferuar.

E megjithatë dëmtimi i rëndë i Asensio nuk ndryshon fatin e Gareth Bale. Uellsiani, që është futur në fushë në fillimin e pjesës së dytë e autor i një goli, është i destinuar të largohet. “Për momentin është me ne, ka luajtur sepse dëshironte të qendronte me ne dhe është në gjendje të mirë fizike. Por asgjë nuk ka ndryshuar, situate është e njëjtë”, ka thënë Zidane në fund të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *