• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nuk flisnin prej vitesh, protesta e Teatrit bashkon dy aktorët

Syri i Lapsit



Aktorët e Teatrit Kombëtar, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj kishin ndërprerë marrëdhëniet me njëri-tjetrin prej vitesh. Pas ndarjes së grupit The SHBLSH” nga Portokallia të dy vijuan me Apartamentin 2XL, por largimi i Gentit drejt Agon Channel nuk u prit mirë nga Juli.

Ky i fundit e kishte konsideruar “një lënie në baltë” dhe mes të dyve nuk kishte pasur më kontakte. Të pyetur në intervista të ndryshme për këtë mëri, ata ishin shprehur se nuk ishin sqaruar asnjëherë për atë që kishte ndodhur.

Por protesta e Teatrit Konbëtar duket se i ka bashkuar 2 artistët. Ata duken teksa së bashku përplasen me policinë duke tentuar të thyejnë kordonin vetëm për të çuar ujë te artistët e ngujuar brenda teatrit.

Pak ditë më parë edhe aktori Ermal Mamaqi kishte postuar një foto të vjetër të treshes së famshme “The SHBLSH” duke pyetur nëse do ja vlente një film me Julin dhe Gentin duke lënë të kuptohet se mëritë ishin lënë pas. ©LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Bashki e shkoders e ka kryetaren e bashkis Voltanen. Kurse Valdrinin Edi Rama e ka mish per top se e din se shkodra nuk e do

    n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *