• |
ide | kryesore

50 persona pretendojnë helmim nga uji, reagon IKSH: Po monitorojmë situatën

Lajme, Të fundit



Rreth 50 persona, banorë të lagjes nr.1 dhe të lagjes së “Vilave” në qytetin e Kukësit, pretendojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm, pasi kanë shfaqur në grup të njëtjat simptoma.

Pas kësaj situate paniku të krijuar tek banorët, ka reaguar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, që ka përjashtuar helmimin si pasojë e ujit të pijshëm, duke shpjeguar shenjat e shfaqura tek pacientët me virozat e stinës.

Në një dalje publike, Denisa Duraku, shefe e Epidemiologjisë, bën të ditur se uji i pijshëm është i pastër bakterioligjik dhe se niveli i klorit është në parametrat e duhura.

“Po monitorojmë situatën, kemi ngritur grupet e punës. Situata nuk është alarmante, nuk ka problem dhe nuk ka arsye për panik. Kemi identifikuar rastet, janë kryesisht sporadike, shume pak janë në lidhje familjare. Duke qene se është situatë e verës, është stina është viroze, është edhe ngjitëse në momentin që shfaqet. Kemi monitoruar në vazhdimësi ujin, është i pastër, nuk ka ndotje klori në nivelet e duhura. Pacientët e prekur flasin për konsumin e bostanit të pjeprit. Duhet veçuar higjiena familjare, ajo vetjake në këtë moment qe jemi në një stinë virozash.”- është shprehur Duraku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *