• |
ide | kryesore

80 milionë stërlina nga Anglia: Dybala ndërpret pushimet për të vendosur të ardhmen

Sport



E ardhmja e Paulo Dybala është e paqartë. E ndoshta edhe për këtë, argjentinasi ka vendosur të heqë dorë nga katër ditët e fundit të pushimeve. Do të jetë në Torino të enjten e ardhshme, pikërisht në 1 gusht, e jo në 5 si ishte parashikuar fillimisht: sepse dëshiron të jetë gati në fillimin e sezonit, por mbi të gjitha sepse kërkon të diskutojë rreth të ardhmes së tij me Fabio Paratici e Maurizio Sarri.

Tekniku i ri ka lënë të kuptihet se e vlerëson Dybala: e sheh edhe si trekuartist ashtu si edhe “falso nueve”. Ai vetë do të preferonte të qendronte tek Juventus. Por oferta e Tottenham, gati të shpenzojë deri në 80 milionë stërlina, ashtu si bëjnë të ditur mediat britanike, është nga ato që mund ta bëjë Juventus të sakrifikojë argjentinasin. Pas rreth një jave sigurisht që situata do të jetë më e qartë, sepse përpara bardhezinjtë janë tepër dhe në dalje do të jenë edhe dy lojtarë të tjerë mes Kean, Mandzukic e Higuain, me Mauro Icardi që mbetet në sfond, gati të presë shitjet e mundshme të kampionëve të Italisë për tu strehuar në Torino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *