• |
ide | kryesore

“Aleanca”, këmisha e hekurt që i duhet veshur Bashës

1, Arkiva, Ide



Një grupim i vogël artistësh dhe qytetarësh, nga ata që me përbuzje Edi Rama i quan minoranca, ka përmbyllur sot një akt historik. Falë rezistencës së tyre mbi dy vjeçare, duke sfiduar indiferencën e shumicës, tradhëtinë e miqve dhe kolegëve të blerë nga kllouni i bashkisë, duke këmbëngulur me vetëmohim, herë si heronj dhe herë si donkishotë, ata e kanë detyruar opozitën politike në vend të përkulet përpara tyre.

Kontrata e fimosur sot mes Lulzim Bashës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, është realisht një dokument i rëndësishëm.

Lexo më tej:

Teatri Kombëtar/ Zbulohen pikat kryesore të marrëveshjes së Bashës me artistët

Atë e bën të tillë fakti se PD dhe koalicioni i saj zotohen që, një muaj pas marrjes së pushtetit, ta rikthejnë ish kompleksin “Skanderbeg” në ansambël monument kulture; se ata zotohen ta financojnë rimëkëmbjen dhe shndërrimin në parametra optimalë të teatrit; se ata angazhohen të çojnë për ndjekje penale këdo që ka zhytur duart në këtë aferë të pisët 200 milionë euroshe, duke pasur si synim ngritjen e gjashtë rrokaqiejve në zemër të Tiranës.

Por, përtej kontratës mes një grupi që mbron një kauzë dhe një force politike që synon pushtetin, marrëveshja e kësaj të hëne përmban edhe shumë mesazhe të rëndësishme.

Ajo e ka gozhduar një forcë politike të djathtë të vërë theksin te mbrojtja e publikes, tek ruajtja e pronës të përbashkët, tek interesi i bashkësisë para atij të individit, që kanë qenë për tre dekada sistematikisht të nëpërkëmbura.

Ajo e ka detyruar atë të kërcënojë ligjërisht edhe ish klientë të saj të dikurshëm, si kompania Fusha, duke përforcuar kështu idenë se Edi Rama nuk mund të luftohet veçmas nga oligarkët e tij.

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Ajo e ka shtyrë t’i shpallë luftë matrapazëve privatë, që do të vazhdojnë të kryejnë veprimtari grabitëse nën ombrellën e kryeministrit.

Pra, kontrata e nënshkruar sot e ka bërë opozitën demokrate të thyejë dy tabu: Atë të prioritetit të privatit përpara interesit të bashkësisë dhe atë, goxha të përhapur në radhët e saj, se nuk duhet të merremi personalisht me biznesin, sepse fajin e ka vetëm Rama.

Natyrisht, sado hapa të mëdhenj përpara të përbëjnë krisjet e këtyre tabuve, sado të mirëpritura të jenë angazhimet për dëgjimin e zërit të publikut, për përfshirjen e grupeve të interesit në vendimmarrje, për konfiskime pasurish, për një sistem zgjedhor më përfaqësues, për një kushtetutë më kontrolluese (të gjitha në kontratë) gjithnjë do të ketë qytetarë skeptikë që do të shohin tek nënshkrimi i sotëm vetëm një copë letër.

Dhe me të drejtë.

Kujtesa e zhgënjimit nga opozitat që rikthehen në pushtet është epokale. Nëse Fatos Nano i riktheu në qeveri ish ministrat që luftoi si të korruptuar në katharsis, nëse Sali Berisha e bëri klientin numër një Rezar Taçin, që e antemonte si kontrabandist, nëse Edi Rama i emëroi kryebashkiakë, snajperët e grupit të zjarrit në 21 janar, gjithëkush është në të drejtën legjitime për të mosbesuar.

Në këtë kuptim të drejtë kanë vetëm ata- mes tyre edhe unë- që e shohin zgjidhjen tek shporrja e kësaj klase politike përmes lindjes së forcave të reja.

Por, deri sa kjo të ndodhë, deri sa ata që mendojnë kështu të përbëjnë një shumicë, rruga e vetme është trysnia dhe presioni ndaj aktorëve që janë në lojë.

Pikërisht këtë kreu sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sipas një propozimi të studiuesit Aurel Plasari, që gjatë gjithë kësaj krize nuk ka mbajtur vetëm peshën e eruditit, por edhe aksionin e një vizionari, ajo e uli Lulzim Bashën në tryezën e një angazhimi.

Pra, jo më në deklarata mitingjesh: “Kur të vi unë në pushtet…” që më pas fshihen apo myken në arkiva, por në një kontratë precize anagazhimesh të shkruara.

Dhe kjo është në fakt rruga e duhur e gjithë atyre që nuk e shohin dot më me sy pushtetin makut të Edi Ramës, por që nuk i ngjall shpresë as rivali i tij. Ata duhet të marrin shembull nga “Aleanca…”. Ata paralel me betejën ndaj pushtetit të sotëm duhet të shtrëngojnë një këmishë të hekurt ndaj atij të nesërm. Ta bëjnë të përulet dhe përbetohet se do të mbrojë interesin publik (Basha e përmendi vetëm sot mbi dhjetë herë), se do të shkatërrojë oligarkët, se në vend që të ëndërrojë si do t’i rekrutojë nesër, të mendojë se si do të ndahet përgjithnjë me ta.

Shiritin e fillimit të kësaj rruge e prenë sot një grup i vogël artistësh dhe qytetarësh të angazhuar. Megjithëse shpesh të mpakur dhe të braktisur, ata dëshmuan se kokfortësia në kauza të drejta është shumë shumë më e rëndësishme se pesha e numrave. Sikur të tjera grupe dhe vatra interesi të këmbëngulnin në të njëjtat parime, me siguri që shumë shpejt do të kishim një Shqipëri më të mirë.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. O Bushat une te di te qut,hileqar e dredharak por jo kaq trangull.Basha talli bythen me idiotet e mbledhur aty nga kamza e ca klloune qesharake te tipit zenelaj,lici e vici duke e shkruar te zezen mbi te bardhe.Kur une dmth pd-ja dhe aleatet e mi te fitojme shumicen ne parlament do te,,…….domethene kurre.

    1. Tamam e folur e atyre barkderrave qe kopsisin xhaketen siper mulles se “mireqenies” ne 6 vite korrupsion ridhjeres

  2. Historia e atyre e pak artisteve eshte e ralle ne Shqiperi.
    Fakti qe i rezistuan joshjes, injorimit nga koleget e tyre te blere dhe ne fund vapes, pagjumesise e dhunes se pushtetit eshte frymezues. Kjo marreveshje duhet te kishte dhe nje pike per mos-marreveshje. Mos-marreveshje deri ne fund me Ramen.
    Kete bene artistet dhe kauza e tyre fitoi; kete duhet te beje dhe Basha nese do realisht te fitoje kauza e tij dhe e jona. Perndryshe nuk e meriton miqesine dhe besimin e qendrestareve te teatrit.
    Vetem se pertej dyshimit krejt te arsyeshem( e kemi te gjithe) tek opozita e djathte ( e cila e denoncoi e para skandalin e korrupsionit, mbeshteti nga fillimi aktoret) hiqe urrejtjen per konceptet e djathta. Nuk ka asnje koncept te djathte, qe justifikon vandalizimin e qendrave te qyteteve, kujtesen historike, apo qe favorizon firmat mbi ligjet e blera shtrenjte,me miliona euro. Kategorizimi i dretperdrejte apo i terthorte si te majte eshte i pavertete, ne mos fyes edhe per vete artistet. Nese do artiste qe nuk kane marre pare publike;qe nuk kane kontrata me teatrin; qe kane bere filma me leket e veta dhe kane sjell revolucion ne menyren e marketimit dhe promovimit te produktit artistik duke e bere edhe fitimprures, ato jane vellezerit Budina. Ata nuk jane te majte. Nuk jane mbetje komuniste. Mbijetojne ne cfaredolloj sistemi konkurrence. Kjo i ben te lire, te forte dhe te afte per te luftuar dhemb per dhemb ne emer te emocionit, pasionit, memories, trashegimise dhe mbi te gjitha lirise nga krimi dhe dhuna e pushtetit.
    Ata jane simboli i sipermarrjes se lire dhe jo Fusha, i cili u kthye brenda nates nga biznes qindarkash, ne biznes milionash. Fusha nuk eshte biznes fare ne fakt, por nje platforme komode per rrjepjen e parase publike dhe pastrimin e parave te krimit. Kaq eshte! Ndersa vellezerit Budina jane kopertina e te djathtes liberale.
    Artistet dhe biznesmenet buberrues ne mocalin e shtetit i ke me shumice tek oborri i Rames.

  3. Vazhdo Bushat me Lart frymen revolucionare. Duhet ta pranoni qe deshtuat si ju dhe opozita. Nje opozite OJQ qe merr zotime kur dhe ju e dini fare mire qe zgjedhjet behen mbas dy vjetesh. Kesaj i thone tallje ashiqare e b….es.

  4. Or ner kokelo @a , me kete lloj propagande , te tipit ruralo bolshevik ,te para viteve 90 qe ben ti rama dhe ps fshijne prapanicen .Nga shkrimi duket se je “i djathte ” i krijuar pas ardhjes se demokracise dhe me ato lloj persiatjesh politiko ekonomike boshe duket te jesh nga produktet e pjerdhura te sistemit djathtist te kristal vitrines se krijuar nga shqupi pas 2005.

    1. po ju vjen fundi…jeni pakice ne popull..do ktheheni nga rrezat e tepelenes , ndyresira. pse do prisni ne pallatet e vaqarrit , ato me te ndytat me qera se do jeni edhe pa pune..plehra ridhjerese

  5. Nuk kam kurrfare besimi qe Rama pret te bindet nga fjala apo arsyeja. Rama eshte i forte. Nuk kam menduar asnjehere qe eshte i dobet. Rama eshte i forte, jo sepse ka arsyen me vete, por sepse ka instrumentat e dhunes, krimit dhe parase me vete.
    Besoj se e kane gabim ata qe e mendojne si te dobet, apo ne renie. I shmangen realitetit.
    Cdo veprim qe ben opozita duket qesharak, sepse opozita nuk ka pushtet, krim, para me vete.
    Shqiptaret njohin dhe respektojne vetem pushtetin, pavaresisht burimit, prandaj:
    Te firmosesh nje marreveshje ne nje karrakatine nuk eshte pushtet! Ta firmosesh kete marreveshje me nje “cun populli” si Neritan Licaj,nuk eshte pushtet! Ta brohorasin kete marreveshje ca gjysem-fakira nuk eshte pushtet!
    Keto nuk jane pushtet, por vetem arsye per t’u shkulur brinjesh me opoziten. Nuk e di cfare do thoshit nese kjo marreveshje do ishte firmosur me A.Frangajn,B.Ulajn, Sh.Fushajn,S.Manen,Y. Lalen etj. Nuk do thoshit asgje ne fakt, vetem do dridheshit.
    Epo une nuk dridhem kur flasin oligarke e kriminele( rama i ka bere te padallueshem). Une dridhem nga shpresa, kur njerezit dergjen burgjeve ne emer te betejes kunder qeverise. Artistet vijne pas tyre.
    Por jam shume i ndergjegjshem qe pushteti tallet me shpresen time. Prandaj, pushtetit per mendimin tim, nuk duhet t’i rezervohen fjalet, por vetem litari “metaforik”.
    Ju merruni me mua, se vetem karin me hani, por nderkohe, me thoni sesi nje biznesmen shkarpash mund te jete me i vlefshem se artistet qe protestojne. Ka ZERO vlere, sepse Shkelqimin o hajvane, e shpiku politika per interes te vet.
    E vetmja gje qe di te bej, eshte te vere logon e vet te shemtuar(shume e shemtuar meqe ra fjala) mbi punen dhe sidomos vjedhjen e te tjereve.Shkelqimi eshte budalla luksi. Ju jeni budallejte e dy lekshave.

  6. O ner ,tyna m ngja se vetem njala qi han sums t bo qi t knosh si gardalin .Respect per tyna se m duket se je katnar nga ata qy zdrypen n tiron para 90 , pranej ngja si bir kurve tamon .

  7. Popull qe meriton poshtersi deri ne palce ..Popull qe ska asnje vlere , Popull qe duhet shfrytezuar per TI futur Buura e Gra neper Rrobaqepesi qe te qepin, kominoshe per te gjithe Grate e Politikaneve ..

  8. Ore Bushat, sa i ceket behesh ose je, po te bej nje pyetje, ato kullat pas diges se liqenit kush i dha lejet, a ishte Basha apo jo, pastaj erdhi ky tjetri jo po nuk do ti lej te bohen sikur nami te behet, edhe cfare ato po mbarojne nuk flet ti nuk flet PD nuk flet PS nuk flet asnje TV e di pse, sepse te gjithe moren pjesen e vet te fitimit kush me dollar ose eiro e kush me METERKATROR. E dhe puna teatrit kshu do shkoje sa te marri Basha me kompani pjesen e vet aty do ndertohet gjithshka.

  9. Basha eshte shume i bute per kemishe te hekurt, dhe Ed Droga ja del mire me Bashen mesemiri, duhen te tjere gjela ne PD apo LSI qe ta hedhin cmendurine oligarkike socialiste me dhune.

  10. Shume veprim normal kjo qe beri z.Basha me artistet per teatrin dhe artin ne pergjithesi . Po keshtu duhet te veproje me fshataret per bujqesine , me doktoret per shendetesine , me mesuesit per arsimin , me policet per policine , me njesite vendore per efiçensen e tyre , me juristet per drejtesine etj etj etj . Me pak fjale te beje ndryshimet e nevojshme dhe te domosdoshme ne te gjitha fushat e jetes per permiresimin dhe ngritjen e nivelit te jeteses se popullit . Te beje ndryshimet ne kod zgjedhor dhe kushtetute ne menyre qe te mbizoteroje ligji dhe jo Maliqi . Nese kketo behen jane me tere mend nje kemishe e hekurt per Bashen por me kryesorja eshte se keto marreveshje dhe ndryshime jane nje xhup çeliku per popullin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *