• |
ide | kryesore

Benzi përplas Fuoristradën, 8 persona të plagosur, në pranga shoferi 28-vjeç

Lajme



Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një shtetas 28 vjeç, banues në Tepelenë, për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugor Gjashtë-Sarandë, 28-vjeçari duke drejtuar automjetin e tipit “Mercedes Benz”, është përplasur me një automjet të llojit “Land Rover”, me drejtues një shqiptar nga Kosova me iniciale, B.B.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale në ngarkim të të ndaluarit i janë referuar Prokurorisë për ndjekjen e veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *