• |
ide | kryesore

Berisha zbulon prapaskenat e dorëheqjes së Ramush Haradinajt dhe thirrjes nga Gjykata Speciale

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Sali Berisha

Thirrja e Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale pasi është shpallur dy here i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e OKB ne Hage ishte një veprim in ekstremis dhe i jashtëzakonshëm por natyrisht brenda kompetencës ligjore te kësaj gjykate.

Me dhjetëra hipoteza janë ngritur mbi bazën e teorive konspirative te këtij akti te jashtëzakonshëm.

Siç është rregull dhe tradite ne Shqipëri dhe ne rajon, gishti drejtohet me pasion se pari tek te huajt, inati i tyre për taksen 100% mbi mallrat serbe. Ne te vërtet qeveritë e vendeve mike dhe partnere kane kërkuar heqjen e saj por ama çdo njeri e di se ajo është një takse anti Hashim me qëllimin e vetëm për te bllokuar pazarin antikushtetues, antiligjor, antikombëtar me territorin, sovranitetin, pavarësinë e Kosovës te Miladinit shqipfolës te marre peng me dosje nga Beogradi.

Unë nuk do merrem këtu me morine e insinuatave, komenteve, hamendjeve e spekulimeve te pafundme te dorës qe qëndron prapa thirrjes për te treten here ne Gjykatën Speciale dhe dorëheqjen e ish kryeministrit te Kosovës.

Por unë do te ndalem këtu vetëm ne një lajm publik te një burimi mediatik, nder me seriozet e kohës, i cili çuditërisht kaloj pa u vlerësuar, madje tërësisht u injorua nga mediat dhe analiste e shumte qe shkruan për këtë çështje. Përveç këtij lajmi unë do ndalem gjithashtu dhe ne dy fakte te lidhura direkt apo indirekt me ketë lajm dhe qe unë mendoj se janë nga ato fakte qe thuhet se flasin vet.

Ne serine e fakteve, supozimeve, dyshimeve një gjë është e qarte si drita e diellit, se njerëzit me te interesuar mbi këtë toke për ta pare Ramush Haradinajn prapa hekurave kane qene Presidenti i Serbomadhise Vuçiç dhe argatët e tij, trojka shqipfolëse albanofobe Zografi Bis, Miladini Shqipfolës dhe Baton Stanishiqi.

Por përsëri ky interes, kjo dëshire e tyre për te eliminuar ne një mënyre apo ne një tjetër nga skena politike Ramushin nuk përben fakt për ti treguar me gisht se ata direkt qëndrojnë mbas ftesës se Ramushit ne Hage dhe dorëheqjes se tij.

Mirëpo përveç interesit te tyre shume te madh për sa me sipër, implikimin e tyre direkt ne pengmarrjen politike te Ramushit ua zbuloj shërbimi botëror i BBC, i cili te nesërmen e dorëheqjes se z. Haradinaj njoftoi se ftesa e tij nga Gjykata Speciale e Hagës lidhej me një dosje qe kishte dorëzuar se fundmi Beogradi ne Hage. Ky lajm shume i rëndësishëm i BBC çuditërisht i shpëtoi interesit te analisteve dhe gazetareve.

Por ky lajm tregon qarte se shkaku i thirrjes tejet te pazakonte pra pas dy pafajësive te mëparshme ne Gjykatën Speciale te z. Haradinaj është para se gjithash, sipas BBC, dërgimi me ngut i një dosje nga Beogradi ne Hage.

Pra ne ketë kontekst kemi te bëjmë me nje dosje te përgatitur ex tempora nga prokuroret e Beogradit vetëkuptohet ne porosi te serbomadhit Vuçiç.

Por thirrjen e Ramushit ne Hage nga Gjykata Speciale për shkak te dosjes nga Beogradi me dashje apo pa dashje indirekt e pohoi dy dite pas thirrjes se tij vet presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, i cili personalisht dhe jo kryeministria e tij doli ne konference te veçante shtypi për ketë çështje. Ne këtë konference Vuçiç deklaroi sikur te ishte kryetar i Gjykatës Speciale se Ramushi nesër do te shkoje por shpejte do te kthehet përsëri. Kjo bindje e Vuçiç buron vetëm e vetëm nga fakti se ai e di se gjykata do hedhe poshtë dosjen e Beogradit te përgatitur ex tempora me dëshmitare te rreme shqiptar albanofob apo dhe serb, për te cilën informoi me transparence BBC.

Se fundi, nëse ka patur bashkëpunim direkt te trojkës famëzeze Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq ne përgatitjen e kësaj dosje me ndonjë dëshmitare te rreme, natyrisht jo nga Vlora, por nga Vushtria, kjo do qartësohet nga hetimi dhe mbetet për tu pare.

Por reagimi identik, pothuaj vetëm me dallimet qe rrjedhin nga përkthimi nga serbishtja ne shqip i trojkës famëzezë me padronin e tyre Vuçiç për ftesën ne Hage dhe dorëheqjen e Haradinajt, i vetakuzën haptas këta te fundit.

Kështu Vuçiç ne konferencën e tij për shtyp tha se nuk ka vend për eufori për dorëheqjen e Haradinajt pasi kjo është një mashtrim politik. ‘Me këtë ai dëshiron të siguroj fitore të fuqishme të rrymës më të fortë shqiptare në zgjedhje, të cilat pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në tetor’

Po kështu trojka famëzeze me gojën e vet apo zedhenesit e tyre me te njohur deklaruan se dorëheqjen Ramushi e beri për qëllime politike për te rritur mbështetjen e tij elektorale.

Siç e shikoni padroni dhe trojka, te vetëdijshëm per falsitetin e dosjes se tyre, vetëm sa nuk thane se Ramushi shkoi vet ne Hage për qëllime elektorale.

Ata duket se ishin te sigurte për ftesën por nuk kishin parashikuar dorëheqjen, e cila iu hoqi atyre çdo mundësi për te marre peng si kryeministër z. Haradinaj.

Mendoj se këto qëndrime tashme plotësojnë lajmin e BBC, sipas te cilit shkaku i thirrjes se papritur te zotit Haradinaj ne Hage ishte dorëzimi nga Beogradi i një dosje te freskët, mesa duket me dëshmi falso, qe sapo u hap u ngriu buzëqeshjen atyre qe e sajuan!

7 Comments

  1. Gjithe shqipetaret duhet te jene si asnjehere me Rambon e jo me sorros- gay qe ka ngritur pucin ne favor te serbeve.

  2. Mo ky sorosi i vogel ka gjete çf ar i duhet tek rilindja se shpesh po shiffet ne hotelet shqipris. Rama e don shume…atij i kosoven shqiprine surrelin by,,,

  3. Sali, rrumpalle je, rrumpalle mendon dhe shkruan, rrumpalle ke mbjell sa here ke pasur pushtet.
    Mos harro ilacet dhe kohen e marjes se tyre.

  4. 3 musketeret Rama,Thaqi Haxhiu por siç dihet ata ishin 4 ne fakt dhe i katerti asht vuçiçi.
    Musketeret ne fakt vepruen per mire por keta jo pra ma mire tu themi antimusketeret!
    Ne ate qe shkruan Berisha ka nji problem sepse duhet cekun edhe kush nga nderkombetaret e ka ba qe gjykata te merret ma aq shpejtesi me Haradinajn ????

  5. Visi,
    kush eshte idiot, antishqiptar dhe kush ha mut?
    Ai qe ishte i vetmi ne bote qe thyu embargon dhe furnizoi Serbine me nafte pikerisht kur Kosova luftonte per pavaresine e saj?
    Ai qe kundershtoi Rambujene qe garantoi pavaresine e Kosoves?
    Ai qe ishte i vetmi shqiptar qe nuk u lejua te kaloje kufirin per te mare pjese ne mitingun e pavaresise se Kosoves.
    Ka dhe shume detaje te tjera lidhur me Kosoven por kaq mjafton qe ti te kuptosh se je nje idiot infantil qe ushqehesh me mutin e Saliut.

  6. Epo kur ben si patriot edhe ky agjent muti i UDBse,ky eshte kulmi!Po ti mor plak matuf sa here ka qene ne veshtiresi Kosova dhe kombi ke stimuluar trazira dhe rremuja ne Shqiperi ne menyre qe miqte e tu dhe armiqte tane Serb ta kishin me te lehte per te arritur qellimet,ppr qe shyqyr zotit fale miqve tane Amerikane ke deshtuar me turp dhe mos harro se ke qene kunder Rambujese qe ishte marrveshja qe solli pamvarsine e Kosoves,ik tani o bisturia apo penicilina dhe pi ilaçet se je keq dhe nuk gjen derman…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu