• |
ide | kryesore

Boris Johnson formon kabinetin e ri qeveritar të Britanisë

Planet



Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë, Boris Johnson, ka nisur ditën e djeshme mandatin e tij, duke formuar kabinetin e ri qeveritar. Mes emrave më të spikatur në radhët e konservatorëve që do të qeverisin Britaninë për 4 vjetët e ardhshëm, bën pjesë Sajid Javid, i njihur si mbështetës i orëve të parë të procesit të Brexit-it, i cili është emëruar në pozitën e kancelarit britanik.

Në postin e ministërit të Jashtëm është emëruar Dominic Raab, që do të pasojë në këtë mënyrë Jeremy Hunt, kandidati që garoi me Johnson për të marrë drejtimin e Partisë Konservatore dhe të ekzekutivit britanik.

Në mesin e emrave të rinj të kabinetit është edhe Priti Patel, e cila është ngarkuar me detyrën e ministres së Brendshme në Britani. Një nga përparësitë kyçe të kësaj qeverie konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, pasi Johnson ka shprehur vendosmërinë që Britania të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, me apo pa marrëveshje.

Megjithatë, në fjalimin e parë si kryeministër, Johnson tha se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në lidhur me Brexit-in, vendim që erdhi pasi 52 % e votuesve u shprehën pro çanëtarësimit të vendit nga Unioni evropian  në referendumin e mbajtur në vitin 2016.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *