Një tjetër vlerësim për kampionin e Juventus Cristiano Ronaldo, që tani nën shenjën e 2 golave në miqësoret verore. Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka vendosur t’i japë yllit portugez vlerësimin ‘Marca Leyenda’, çmimin më të lartë dhënë një sporti nga shtypi spanjoll.
Çmimi do t’i dorëzohet të hënën më 29 korrik gjatë një eventi të organizuar në Teatro Regina Vittoria të Madrid. Në karrierën e tij Ronaldo ka fituar trofe të shumta, si në nivelin personal (5 Topa të Artë, 4 Këpucë të Artë, 2 The Best FIFA), ashtu edhe me skuadrat e klubeve (5 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa Europiane, 3 Premier League, 2 La Liga dhe 1 Serie A). Këtyre trofeve i shtohen sukseset me Portugalinë (një Kampionat Europian dhe një Nations League).
Vendimi i Marca për t’i shprehur mirënjohjen për sezonin e futbollit 2019 erdhi pasi ai fitoi Scudetto e fundit me Juventusin dhe Cristiano Ronaldo u bë i vetmi lojtar që kishte fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.
Në librin e artë të “Marca Leyenda”, i themeluar në vitin 1997, i dorëzohet çdo vit kampionëve të disiplinave të ndryshme, figurojnë edhe yjet e tjerë të sportit si Michael Jordan, Pelé, Johan Cruijff, Paolo Maldini, Miguel Indurain, Rafa Nadal, Muhamed Ali, Usain Bolt, Leo Messi, Michael Phelps, Michael Schumacher dhe Diego Armando Maradona.