• |
ide | kryesore

F1/ Nostalgji: Mick Schumacher në pistën e Hockenheim me Ferrarin e të atit

Sport



Mick Schumacher, i biri i shtatë herë kampionit të botës Michael, do të drejtojë Ferrari F2004 gjatë fundjavës së Cmimit të Madh të Gjermanisë. Me rastin e Drivers’ Parade që është programuar pikërisht në 28 korrik mbi cirkuitin gjerman, Schumi jr do të ketë nderin të zbresë në pistë me makinën legjendare, me të cilën i ati Michael fitoi, 15 vjet më parë, Botërorin e tij të fundit në Formula 1.

Mick Schumacher, piloti i Ferrari Driver Academy, është shumë i lidhur me Hockenheim, ku fitoi titullin europian të Formula 3 në 2018 e ku i ati rrëmbeu fitoren e parë në cirkuitin e shtëpisë në 1995 me Benetton, për tu përsëritur më pas në 2002, 2004 e 2006 me skuderinë italiane. Piloti nga Prema, që garon në kampionatin e Formula 2, e ka komentuar kështu mundësinë për tu ngjitur në drejtim të F2004: “Mendoj se është e pabesueshme të mund të drejtoj këtë makinë në Hockenheim. Hera e fundit që kam qenë në këtë cirkuit kam mundur të festoj titullin tim të Formula 3. Do të jetë shumë bukur të kthehem të ngas një nga makinat më të fuqishme e fituese të historisë së Formula 1. Mezi po pres”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *