• |
ide | kryesore

Fotoja që përloti botën, 5-vjeçarja shpëton motrën 7-muajshe nën rrënoja

F1, Planet



Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluza nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri. Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluza, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.

Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib pas bombardimeve qeveritare të së mërkurës.

Përpara se t’i ndihmonte, gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi një familjen të bllokuar në rrënoja ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha.

Pak momente më vonë ndërtesa u rrëzua duke plagosur vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7-muajshe.

Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat dhe u dërguan në një spital në Idlib. Por, Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve.

Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl u vra gjatë bombardimeve.

Të mërkurën, 20 civilë, përfshirë 5 fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të krahinës. Sulmet ajrore ruse vranë 10 persona të së njëjtës familje, përfshirë 3 fëmijë.



3 Comments

  1. Artisti i hollivudit eshte i zene shume me serialet qe pasojne njera tjetren ne ertv. Ndersa amerikanet e ruset e me the e te thashe jane shume te zene me corbat e radhes neper bote. Vazhdojne shesin arme e percojne demokraci ne mbare boten. Kurse organizatat e tjera nuk kane asnje dem prej luftrave vec perfitimeve me rroga trajnime dieta . Pra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *