• |
ide | kryesore

Gulielm Radoja – Robert Ndrenikës: Çfarë pakti bëre me djallin miku im?!

Lajme, Të fundit



Aktori Guljelm Radoja ka folur këtë të enjte në tubimin që kanë mbajtur qytetarët dhe artistët në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Radoja i është drejtuar aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, duke e pyetur se përse ai e shiti veten, duke pranuar që Teatri të shembej, një kthesë të cilën Ndrenika e mori vitin e kaluar, në një kohë kur debati për Teatrin ishte në kulmin e tij.

“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: “Ç’bëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, – tha aktori. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. BIG ISSUE EDI RAMA qe percan njerez e artista per fiksimet e tije ogurzeza.
    Per mua Artistet jane krenaria e vendit pasi ato ne shpirt edhe pse te blere, genjyer, shantazhuar, korruptuar nuk jane me faj, Fajin e ka maskarai qe i ndan nga njerzit per interesat e tije ogurzeza.

    Nuk ka si ta zhfilloje Shqiperine dhe xhepin e tije ndryshe. Pasi nuk di te bej pune te ndershme dhe shtet.

  2. I lutem komentuesve dhe opinionisteve, mos i ofendoni Artistet edhe pse mund te jene gabim ne zgjedhjet e tyre.
    Artistet jane te te gjitheve me te gjithe.

    Vetem politika socialiste po i ndan njerzit ne kategori, qe nuk eshte pare e degjuar qe nga luftrat e vogla civile Shqiptare ne shekuj.

  3. Të qash apo të qeshësh,
    Të luftosh apo të gjunjëzohesh,
    Të rilindësh apo të murosësh kulturën kombëtare??????
    KJO është POLITIKA dhe vizioni
    I RILINDJES ,,,, MUROSJA,,,,
    ÇRILINDJA

  4. Të qash apo të qeshësh,
    Të luftosh apo të gjunjëzohesh,
    Të rilindësh apo të murosësh kulturën kombëtare??????
    KJO është POLITIKA dhe vizioni
    I RILINDJES ,,,, MUROSJA,,,,
    ÇRILINDJA

  5. Keta do mbeten perhere artiste te medhenj. Mos i ofendoni o njerez keta artiste.
    Mendimin per teatrin , ata e dine vet

  6. O po ku vajti ky Bujar Asqeriu qe do behej “Bishe” po ti prekte njeri Ndreniken!!
    Ky shquhej per filem e teater dhe jo per komedi!!
    Do ta kete ngren dhe ky corben, me sa kuptohet!!

  7. @ A
    Po flet me La-ti-fin qe po’
    Dhjet ne mi-ser.
    Hahaha hahaha
    Burrnia po’ te blihej me dy leke e blinin te gjithe dhe thoshin jemi burra te mire.
    Po do kellqe ajo e shkrete burrni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *