Është konsideruar gjithnjë një nga lojtarët e preferuar të Maurizio Sarri, që ka ndërtuar skuadrën dhe lojën rreth tij, si në Napoli ashtu dhe tek Chelsea. Vetëm se tani, Jorginho duket se e ka harruar mardhënien e ngushtë me teknikun aktual të Juventus, sipas asaj që bën të ditur AS, madje me fraza që nuk mendohej se një si italo-braziliani mund ti thoshte.
“Sarri ishte trajneri im, jo miku im. Kemi punuar bashkë për katër vjet, por tani po hapet një kapitull i ri në jetën time. Sarri nuk është më, unë qendrova këtu e do jap maksimumin për Chelsea”.
Nga distancimi me Sarri, tek elozhet për Lampard: “Me Frank kemi ndryshuar mënyrën e lojës, tani përdorim dy mesfushorë, jo më tre. Duhet të vrapojmë shumë, por mendoj se mund të bëjmë shumë mirë. Me modulin e ri jam më i lirë e mund të shpengoj kapacitetin tim kreativ. Në kampionatin e kaluar jam rritur shumë në planin e intensitetit e agresivitetit. Besoj se mund të ndihmoj më shumë shokët e mi këtë vit”.