• |
ide | kryesore

Juventus–Inter, çfarë funksionoi dhe jo, pas derbit të parë të Italisë…

Sport



Është vërtetë futbolli i gushtit, por Juventus–Inter është gjithmmonë një ndeshje me një impakt të veçantë. Ndaj dhe miqësorja e parë mes dy skuadrave ka qenë e tillë për të dhënë disa përgjigje. Më përpara fizikisht zikaltërit, por kishin gropa të mëdha në skuadër, teknikisht e pakrahasueshme Juventus që, me ritme të ulëta ka zhvendosur ndeshjen në pjesën e dytë, duke gjetur barazimin me një goditje dënimi të Cristiano Ronaldo, përpara fitores me penallti.

JUVENTUS

ÇFARË FUNKSIONOI – Mirë prapavija me përjashtim të gabimit të Mathijs De Ligt që ka dhuruar 1-0 për zikaltërit. Duhen bërë llogaritë me dy mungesa të forta si Chiellini dhe Alex Sandro. Është dukur tashmë në formë të mire CR7: goli mënjanë, portugezi ka bërë disa goditje të rrezikshme, por edhe Bernardeschi ka shfaqur një ritëm të mirë.

ÇFARË NUK FUNKSIONOI – Mesfusha për t’u riparë e gjitha, pavarësisht pranisë së tre lojtarëve në formë. Në mënyrë të veçantë Rabiot është dukur shumë i lehtë – shumë – dhe mbrapa në kondicionin fizik. Në krahëm Cancelo e De Schiglio nuk kanë shtyrë mjaftueshëm, shpesh duke preferuar krosimet nga vija e mesfushës drejt thellësisë. Higuain dhe Mandzukic kanë pasur pak topa të luajtshëm: më mirë argjentinasi se kroati, por më shumë në lojën e spondeve dhe jo për dhënien e shpejtësisë dhe finalizimin.

INTER

ÇFARË FUNKSIONOI – Prapavija duket tashmë e rregulluar, pavarësisht mungesës atje të Diego Godin. Presingu shpesh e bën të humbasë topin mesfushën kundërshtare, ndërsa Sensi dhe Brozoviç kanë treguar një rritje të konsiderueshme. Për më tepër është një Perisic, që si sulmues i dytë mund të sjellë një taktikë të re, duke u hapur në të majtë dhe duke i lënë më shumë hapësira qendërsulmuesit.

ÇFARË NUK FUNKSIONOI – Inter është dukur më përpara fizikisht, të paktën në pjesën e parë, por më pas ka pësuar një rënie në pjesën e dytë kur ritmet janë ulur dhe për më tepër ka dalë nga fusha pjesa më e madhe e lojtarëve cilësorë të kundërshtarit. Qartësisht mungon një qendërsulmues – Dzeko apo Lukaku – ndërsa Dalbert është dukur i fortë, por më pak i shkëlqyer se sa Candreva, i zoti në krahun e djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *