• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Meta kërkon ndërmjetësimin e OSBE-së: Përpjekjet i mia janë minuar nga…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Thomas Greminger, të cilin e ka ftuar të ndërmjetësojë sa më parë një dialog gjithpërfshirës që mund t’i japë zgjidhje krizës politike të vendit.

Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur.

Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.”- është shprehur Meta.

Duke iu referuar klimës tejet të polarizuar politike, por dhe krizës institucionale në Shqipëri, veçanërisht si pasojë e djegies së mandateve nga opozita e bashkuar joparlamentare, si edhe për shkak të mosfunksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, Meta ka theksuar se përpjekjet e tij të vazhdueshme për kapërcimin e krizës së gjithanëshme, janë minuar nga aktorë të ndryshëm.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize.”- ka deklaruar kreu i shtetit.

Ndër të tjera, Meta e ka falenderuar Gremingerin për mbështetjen e dhënë nga Sekretariati dhe nga vetë Sekretari i Përgjithshëm, lidhur me përgatitjet që Shqipëria po bën në funksion të marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE-së në vitin 2020.

 

 

 



1 Comment

  1. ahaha po ju para ca muajsh donit ta perzinit fare OSBEn.. . I treguat porten .

    Tani po i lepini bythen por te ndermjetesuar ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *