• |
ide | kryesore

Nexhipi fiton mbi Gjicin, Kukësi zgjedh trajnerin e ri: “Duam titullin kampion”

Sport



“I duruari i fituari”, karakteristikë që ia thotë emri Shpëtim Duros. Tekniku kryeqytetas do të jetë trajneri i ri i Kukësit, duke marrë kështu pankinën e lënë bosh pas shkarkimit të Ernest Gjokën, si pasojë e eleminimit në Europa League përballë Debrecen. “Skuadra ka potencial, një pjesë të lojtarëve e njoh, ndaj nuk do jetë e vështirë të gjejmë gjuhën e përbashkët”, tekniku Duro në konferencë për shtyp.

59-vjeçari, i shoqëruar nga drejtori sportiv, Nderim Nexhpi, i cili ka qenë edhe investitori kryesor për ardhjen e Duros në pankinën e Kukësit, një njohje e konsoliduar që në kohët kur fantazisti luante për Partizanin dhe Duro ishte në pankinë. Në negociata që prej largimit të Gjokës, Duro shohet nga drejtuesit e Kukësit si një njeri që është i aftë të ndërtojë skuadra nga e para dhe ti bëjë në kohë record competitive. E bëri fillimisht tek Partizani, duke i shkuar pranë titullit kampion, e bëri edhe me Flamurtarin, porn ë Vlorë vetëm për gjysmën e parë të kampionatit, sepse pastaj skuadra i shfaqi gjithë limitet e saj, për shkak edhe problemeve jashtë fushës së lojës.

Detyra kryesore e Duros është tashmë të udhëheqë Kukësin drejt titullit kampion objektiv i legjitimuar nga investimet e bëra nga presidenti Gjici, edhe pse të mundësh Partizanin do të jetë e vështirë: “Cdo gjë në futboll është e paparashikueshme, por gjithashtu mund të ndodhë – shpjegoi Duro -. Natyrisht objektivi i klubit është madhor, jo vetëm sepse një sezon më parë u shpallën nënkampionë, por edhe pse skuadra ka kualitetin e duhur për tia arritur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *