• |
ide | kryesore

Shpërthen transformatori në autostradë, plagosen 3 persona, 1 në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



Një transformator i tensionit të lartë në një objekt në rekonstruksion në austostradën Tiranë-Durrës, ka shpërthyer për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti, shtetasit me iniciale GJ. S, S. Ç dhe F. Ç., që janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë mësohet se njëri prej të lënduarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e metejshme të rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *