• |
ide | kryesore

Partizani “muskuloz” për të thyer “sherifat” nga Tiraspoli: ja si prezantohen të kuqtë në Europa League

F1, Sport



Mision i detyrueshëm: kualifikimi… Pas performancave të bëra në 180 minutat e Champions kundër Qarabag, për Partizanin tashmë aventura vazhdon në Europa League, ku Sheriff Tiraspol nuk është aq i frikshëm sa azerët dhe kohët në dispozicion të teknikut Franco Lerda dhe lojtarëve të ardhur si Ekuban apo Solomon punon në favor të të kuqve, gjë që rrit shanset e kualifikimit.

Italiani edhe në konferencën për shtyp të një dite më parë, nuk u fsheh pas fjalëve, duke e bërë kualifikimin detyrim për Partizanin. Në të njëjtën linjë qendroi edhe Bruno Telushi, që është i bindur se të kuqtë mund tia dalin: “Nëse rregullojmë dicka në daljet përpara, duke i dhënë shpejtësi manovrës, mund ti bëjmë keq moldavëve”. Natyrisht pastaj mbetet për të korigjuar dicka edhe në finalizim, sepse ai rast i humbur nga Solomon në Baku, në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag, djeg akoma.

Pikërisht për të zgjidhur këtë problem Lerda ka menduar një lëvizje teknike. Mensah nuk shquhet si rezultativ para portës dhe për ti dhënë më shumë teknikë dhe paparashikueshmëri ofensivës, italiani është i tentuar të spostojë Melo përpara, për të formuar repartin me Solomon, që duhet të fitojë dualizimin me Cinarin dhe Asanin. Shqiptaro-maqedonasi nuk është se ka bërë diferencën që pritej, megjithatë Lerda vështirë se mund të privohet nga numri 10.

Kalimi përpara i brazilianit i hap vendin një potenti si Rron Broja. Mesfushori, bashkë me Telushin dhe Esat Malën do të krijojnë një repart muskuloz, të aftë të përballojë tredhëmbëshin përpara. Pjesa tjetër e skuadrës do të mbetet e njëjtë, në krahasim me sfidat e fundit në Champions: Alban Hoxha në portë dhe një linjë katërshe përpara tij me Ibrahimin e Hakaj në krahë dhe Bitrin e Belicën në qendër. Ndeshja e parë e raundit të dytë të Europa League do të luhet në orën 17.30 në Selman Stërmasi dhe Partizani kërkon ta shfrytëzojë në maksimum faktin që luan përpara publikut të shtëpisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *