• |
ide | kryesore

Presidenti i Malaga sulmon Taren: “Janë në botën e ëndërrave”

Sport



Èshtë kaos total rreth figurës së Jony, mesfushorit spanjoll që është blerë dhe zyrtarizuar nga Lazio në 23 korrik. Zyrtarizimi u duk sikur zgjidhi gjithcka, por Malaga është kthyer në sulm me presidentin Abdullah Al Thani, që edhe dy javë më parë kishte deklaruar se nuk kishte firmosur asgjë për të dhënë aprovimin e transferimit të lojtarit. Jony është zyrtarisht një lojtar bardhekaltër, i bindur përfundimisht nga Igli Tare, gjatë vizitës në qendrën stërvitore të Lazio e ka debutuar në miqësoren kundër Entella, por numri 1 i klubit të Segunda Division sulmon: “Janë në botën e ëndërrave, do shohim se cfarë do të ndodhë”.

Një frazë gati kërcënuese, sidomos pas lajmit të dalë ditët e fundit të vullnetit të pronarit të Malaga për të denoncuar si Lazio ashtu edhe lojtarin spanjoll për mënyrat me të cilën kanë arritur akordin. Klubi kryeqytetas ka arritur në fakt të evitojë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 12 milionë euro për lojtarin, që në momentin e blerjes do të paguhet vetëm 2 milionë. Një operacion dinak i Tares që nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Malaga, që premton luftë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *