• |
ide | kryesore

Rona Nishliu publikon foton e parë me të bijën (FOTO)

Paparazzi, Slider



Para disa muajsh, këngëtarja lidhi kurorën e martesës së bashku me bashkëshortin e saj prej 5 vitesh.

Në datën 19 të këtij muaji, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Noa. Edhe pse kanë kaluar pak ditë nga lindja, Rona ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të bëjë publik lajmin e bukur.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krahas bashkëshortit dhe vajzës së saj, e cila i dedikon vogëlushes edhe një shkrim emocionues. “Ndjenja më përmbushëse dhe me kuptimplotë deri më sot. Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”- ka shkruar këngëtarja.

rona1.JPG



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *