• |
ide | kryesore

Siguria ushqimore, AKU vendos 900 mijë lekë gjoba në pastiçeri e minimarkete

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria Rajonale e AKU në Fier, Korçë dhe Shkodër, ka kryer kontrolle në pastiçeri, bar-restorante dhe në minimarkete. Disa prej tyre nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore ndaj AKU u vendosi 3 gjoba me vlerë totale 900 mijë lekë të rinj, si dhe bllokoi aktivitetin e 2 prej subjekteve.

AKU raporton se:

– Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Njesi prodhimi dhe tregtimi ëmbëlsirash”, Bilisht, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshatshme higjeno-sanitare, (në ambientin e prodhimit kishte prani të papastërtive si dhe prezencë ndryshku tek mjetet e punës të cilat ishin dhe tejet të amortizuara).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.
– Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Minimarket” Fier u konstatua se subjekti tregtonte produkte të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit (karamele, çokollata, amita, biskota, kikirika, oriz, pije freskues etj).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat:

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
U bë bllokimi i produkteve të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.
– Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt me aktivitet “Prodhim produktesh me bazë brumi” Velipojë, Shkodër u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambjentet e prodhimit, mungonte analiza e ujit, muret kishin prani myku dhe mjetet e punës kishin prezencë ndryshku)

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *