• |
ide | kryesore

Teatri/ Ramës i “mbarojnë” fjalët, citon ish-deputeten e PD: Ç’më duhet mua a ka kulla, dua godinë të re

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon të reagojë nëpërmjet citimeve në rrjetet e tij sociale në lidhje me qendresën e komunitetit të artistëve dhe të dhjetra qytetarëve kundër shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërsa vazhdon t’i quajë “një minorancë” protestuesit dhe kundërshtuesit e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri, Rama i referohet qendrimit të aktores, dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike në legjislaturën 2009-2013, Raimonda Bulkut, e cila më herët është shprehur se nuk i intereson aspak çfarë ndërtohet rreth teatrit, pasi sipas saj mjafton që të ndërtohet një godinë e re.

Statusi i plotë i Ramës:

Minoranca e zhurmshme dhe e verbër teatralo -politike, nuk përfaqëson asfare opinionin e shumicës së komunitetit të artistëve të skenës, për projektin e Teatrit Kombëtar!

Ja çfarë mendon një aktore e njohur e skenës kombëtare, e cila jo vetëm s’ka asnjë lidhje me këtë shumicë qeverisëse, po ka qenë aktive si qytetare qysh në kohën e ndryshimeve historike dhe më pas edhe si deputete, në radhët e Partisë Demokratike:

RAIMONDA BULKU

Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës. Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.



7 Comments

  1. Vertet? Pra asadi shqiptar apo serb apo cfare do qofte nuk e konsideron minorance bulkun? Bulku eshte nje akore. Eshte nje dhe nuk na perfaqson dot ne qytetareve qe kemi qeshur me te madhin trebicka apo kemi qare me alikaj dhe xhepen kur luhej shekspiri.

  2. Ai teater te restaurohet . Dhe te riun modern me ngyren e kuqe si karikaturen i stadiumit apo liceun sic dhe e ka guston pigaleske ta ndertoje mostra ku te dete. Nuk ka problem per kete perbindesh qe plot prej popullit nuk kane te paguajne dritat apo streh apo ushqim. Apo dhe pune. Pra ky asad eshte ai te cilit prapa i shkon krimi…… i mbrojtur nga nderkombetaret nga nazeri 2000 policia rilindja dhe gjithe llumi i mundshem.

  3. OMFG, c’fare nazisti ne fytyre. Fytyra keqe tregon c’karakter katran eshte X/Y.

    Te rafshin kullat kokes dhe perqindjet mos i hengsh kurre i qete.

  4. Ajo ka thone si ka thone,por ka edhe te cilet mendimin e kane keshtu : ç’me duhet mua a ka teater apojo kryesorja te behen kullat !!!

  5. Ky ka ngele pa tekst. Duhet luftuar dhe jo injoruar me. Nuk duhet me te qendrojme indiferent. Boll me lojera fjalesh se avash avash po na pin gjakun. Poshte diktatura pordhace!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *