• |
ide | kryesore

“Toyota Yaris”/ Basha përfundon dëshminë para belgëve: Dhashë më shumë informacion se në publik

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përfunduar dëshminë prej më shumë se 2 orë e gjysmë para prokurorëve belgë, që mbërritur në Shqipëri ditën e djeshme për të hetuar mbi dosjen e njohu si “Toyota Yaris”.

Në një dalje për mediat, Basha pa dhënë asnjë detaj rreth dëshmisë së tij, bëri me dije se kishte dhënë informacion të plotë mbi çështjen në fjalë, duke tejkaluar të dhënat e bëra publike në deklaratat e tij të mëhershme.

Dhashë informacione të plota mbi “Toyota Yaris”, më shumë nga ç’dhashë në publik. Taulant Balla duhet të ishte në pranga. Ky është problem jo vetëm politik, por dhe ekonomik, sepse ndikon në stabilitetin e venditQeveria e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të drogës dhe krimit.”- tha Basha para gazetarëve.

Më tej, shefi i opozitës u shpreh se gjithçka po kryhet nga qeveria me synim pastrimin e parave të pista të drogës. Basha përsëriti se programi i PD-së ka për qëllim gjurmimin e këtyre parave dhe vënien përpara përgjegjësive të personave të përfshirë në këto afera kriminale.

Gjithcka që po kryhet sot është në funksion të pastrimit të parasë, tenderat dhe gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të pistave të drogës dhe krimit. Synimi kryesor i Ramës është që përmes bashkëpunimit me krimin e organizuar të akumulojë sa më shumë para dhe pushtet për veten dhe ologarkët e tij.”- tha ndër të tjera kryedemokrati.



1 Comment

  1. Pse se keni publikuar te plot. pse se publikuat dhe ate qe tha me pas si psh: kur te vim ne ne pushtet do ndjekim gjitha rruget e parave dhe do fusim ne burg te gjith oligarket e keta te rilindjes. ua them un pse: sepse e dini qe basha si nje genjeshtar patologjik, vazhdon e thot karlliqe duke tallur karin me intelegjencen e shqiptareve. bashes i duket vetja supermen, edhe pse humbes kronik, kurse shqiptaret i duken dele. basha e di mir qe nqs zgjidhet, ai nuk sgjidhet kryeprokuror po kryeminister. ben premtive boshe si ajo barcaleta me leshin se e di qe injorantet qe i shkojn mbrapa genjehen edhe po tu thuash fluturon gomari. si mashtur oridner dhe si jurist (nqs ka mbaruar ndonje shkoll dmth), ai e di shum mir se ato qe thot jan kopetenc e sistemit gjyqesor dhe jo te kryeministrit. humbes dhe mashtrus ordiner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *