• |
ide | kryesore

Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija në brigjet libiane, raportohet për 150 të vdekur

Planet, Të fundit



ë paktën 150 njerëz mund të jenë mbytur nga përmbytja e një anije në brigjet e Libisë, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.

Ndërsa janë shpëtuar 150 emigrantë të tjerë nga peshkatarët dhe u kthyen në Libi nga rojet bregdetare, tha UNHCR.

Nuk është e qartë nëse emigrantët po udhëtonin në 1 apo 2 anije që u nisën nga qytetin libian i al Khoms, rreth 120 km në lindje të Tripolit.

OKB ka thënë në mënyrë të përsëritur se njerëzit e shpëtuar në Mesdhe nuk duhet të kthehen në Libi për shkak të konfliktit dhe kushteve çnjerëzore në të cilat mbahen emigrantët.

Të paktën 65 emigrantë vdiqën në maj pasi barka e tyre u përmbyt në brigjet e Tunizisë.

16 të mbijetuar u sollën në breg nga marina tuniziane.

Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë në Mesdhe për në Evropë çdo vit, dhe Libia është një pikë kyçe e nisjes.

Ata udhëtojnë me anije që janë pak të mirëmbajtura dhe të mbipopulluara dhe shumë prej tyre kanë vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *