• |
ide | kryesore

Video/ Partizani një hap larg eleminimit: ndryshimet e Lerda dështuan kundër Sheriff Tiraspol

F1, Sport, Video



Nëse bëri shumë gjëra mirë kundër Qarabag, pavarësisht daljes nga Champions, Partizani i Franco Lerda bëri shumë gjëra keq kundër Sheriff Tiraspol, në raundin e dytë të Europa League, duke rrezikuar një dalje përfundimtare tashmë nga Europa. 0-1 në Selman Stërmasi, me asgjë që shkoi sipas parashikimeve të teknikut italian, që mendoi të përziente kartat, me një guxim të tepëruar e që iu kthye mbrapsht me lënien në stol të Asanit, e mesfushën jetime nga dinamika e Cordeiros.

Mesfusha dështoi të ndërtonte, ndërkohë që Trashi u detyruar të shihte nga pankina vështirësitë e Hakajt në surpremacinë numerike të moldavëve, me Brojan që nuk bëri dot punën e Cordeiros. Por nëse Gordienko i fali të kuqtë në ato raste që pothuaj nuk ndodh kurrë ti gabosh, problemet e kryeqytetasve nuk është se u zhdukën aty dhe u shfaqën këtë herë të ndëshkuar nga tap-in i Tambe, në të 23, gol që kompromentoi gjithë ndeshjen e Partizanit.

Nuk u imponua dot Partizani, edhe me rifillimin e lojës, pavarësisht tërheqjes territoriale të Sheriff, ndonëse impakti me pjesën e dytë ishte shpresues, pas goditjes me kokë të Cinarit në të 48. Më pas ritëm i ulët, shterpësi idesh dhe vetëm inisiativë e lejuar nga moldavët që përdorën kundërsulmin. Del pa lënë gjurmë Latifi, ish-Skënderbeu për të cilin ishin koret e vazhdueshëm të tifozëve të kuq, ndërsa kur Lerda u kthye nga Asani skuadra ishte e dorëzuar praktikisht në bindje.

Partizani bëri vetëm atë që i lejoi kundërshtari, nuk e detyroi Sheriff të ndryshonte lojë e as e vuri në vështirësi në tentativat e pasaktë të Brojës apo edhe Asanit, madje duke rrezikuar të kapet në befasi me një tjetër gol, që mund të kishte qenë fatal. 90 minuta të humbura, por me kualifikimin që vendoset në Moldavi, shpresa e vetme e të kuqve është që Sheriff të jetë vetëm skuadrër transferte, ashtu si dëshmoi në sfidën e dyfishtë të Champions.



1 Comment

  1. Nuk e mora vesh, por me Latifin cfare kishin keta morrat e kuq?! Gjithsesi, skuader e mbarume, cop-cop! Sikur kishte ardhur nga ndonje kategori inferiore. Me pak fjale, te dhjere por krenare. Me te mund dhe Moldavia!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *