• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Përpjekja e fundit e qeverisë kundër gjobës 110 milionë € të Becchetti-t

Lajme, Të fundit



Autoritetet shqiptare kanë afat deri më 20 gusht për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

ICSID dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Vendimi u mor në 24 prill. Dy muaj më vonë, Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj…” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”.

Anulimi është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojtje të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces. Një palë mund të kërkojë anulimin e plotë ose të pjesshëm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar.

Nuk dihet se në cilën nga këto klauzola do të mbështetet pala shqiptare në kundërshtimin e vendimit, i cili përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. /VOA



10 Comments

  1. Nderkohe Luli duhet te bej gati ligjin special “Rama”, qe do mundesoje demshperblimin e shqiptareve. Duhet te jete ligj vetem per Ramen, si ai Fusha, se po u shtri tek zyrtaret e thjeshte behet problematik.

  2. Eshte shume i zene per momentin me nazerin 2000 dhe policine e fushes dhe te malit per dhunim qytetaresh. Qeniet primitive qe nuk u ngriten ne 30 vjet ne te qenin normal njerzor e jo primitiv e injorant si vet ky km kriminel alla asad ne kohe paqe me poture eshte. Keta te turperojne qe ekzistojne.

  3. Une degjova qe strategjia do jete dergimi i Spiropalles me rroba banjo. Po nuk funksionoi, mbetet vetem Taopalla me tanga.

  4. I paemri dhe i pa kokerra, dmth as poshte as lart, i ben fresk rames. Edhe gruan ja jep me kenaqesi. Soj peserastesh I them ne ketej.

  5. Qe qeveria te beje kundershtim te njeres nga keto pese pika ( vendimi ka qene unanim. Tre gjykates ka patur trupa, te tre kane votuar pro vendimit) duhet te paguaje prape para. Dmth shteti shqiptar per te bere kete apelim duhet te derdhe menjehere 15 milione euro , te cilat kthehen mbrapsht kur fitohet por gjasat qe te fitoje jane zero. Plus pagesa per avokatet, plus koha e humbur qe shton kamaten e becchettit. Dmth levizje e pritshme deshperuese qe te fitoje pak kohe Rama duke i rene perseri ne qafe xhepave te shqiptareve. Po meqe. e mori ne dore zeri i amerikes kete zbardhje te plote te ketij skandali kryeministror ne kurriz te shqiptareve, ne mungese te plote te transparences ne vend dhe omertane e medias shqiptare , eshte nje lajm i mire sepse tani do kemi mundesi te shohim te zeri i amerikes te zbardhur edhe vendimin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *